Është mbledhur sot Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi. Mësohet se opozita nuk është bërë pjesë e këtij komisioni, ndërsa konsensusi tashmë është i pjesshëm. Bëhet e ditur se Komisioni diskutoi nenin për Gjykatën Kushtetuese. Sakaq, burime nga Partia Demokratike bënë me dije se futja nga 33 deputete të shumices e draftit në Kuvend është një akt i pabesë dhe i njëanshëm, provokues, ilegjitim dhe destabilizues. “Drafti në Kuvend, akt provokues e destabilizues”, pohuan burime nga opozita. Ndërkohë, të pranishëm në komision janë edhe ekspertë të OPTAD e EURALIUS. Pak ditë më parë Komisioni i Posaçëm miratoi draftin e reformës, por pa votat e opozitës.