TIRANE- LSI përmes n/kryetarit Petrit Vasili deklaron se partitë politike duhet të ulen në tryezën e dialogut politik, tani që rekomandimet e komisionit të venecias kanë mbërritur.
“Opinionin e Komisionit të Venecias, një organizëm me prestigj, të pranuar gjerësisht nga politika shqiptare tani e kemi. Sigurisht me ardhjen e këtyre opinioneve nis një fazë e re intensive. Duhet të nisë nga puna menjëherë komisioni i posaçëm. Duhet të nisë edhe dialog politik që i lexon të gjitha rekomandimet në të mirë të një reforme solide. Ndaj çdo minutë vonesë është kohë e humbur për draftin konseunsual”, u shpreh Petrit Vasili.