Pak orë pasi votuan në parim pro draftit të ndryshimeve kushtetuese për Reformën në Drejtësi, demokratët duket se do ta kushtëzojnë këtë proces me një tjetër reformë, atë elektorale.
Pas një mbledhje jashtë radhe të Grupit Parlamentar, kreu i opozitës, Luzlim Basha tha se zgjedhjet e lira e të ndershmë janë kusht absolut për opozitën.
Propozimet konkrete, mes të cilave edhe votimi e numërimi elektronik, që do t’i dërgohen komisionit ad hoc të reformës elektorale ishin dhe pjesë e diskutimeve në grupin demokrat, raporton Klan.
Por mbledhja e grupit është shoqëruar me debate, ç’ka u konfimrua edhe nga vetë kreu i opozitës, Basha.
Debate ka patur edhe në lidhje me praninë e Ambasadorit amerikan, Donald Lu në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.