Reforma zgjedhore e iniciuar nga Presidenti Hashim Thaçi konsiderohet se nuk mund të kryhet për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces.
Opozita thotë se reforma duhet të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve të reja të parakohshme që i kërkon
Iniciativa e presidentit të vendit, Hashim Thaçi për të kryer reformën zgjedhore, shkruan Klan Kosova, vlerësohet si e dështuar qysh në start.
Kjo për shkak të refuzimit të subjekteve opozitare për të marrë pjesë në këtë proces, për të cilin thonë se duhet të bëhet vetëm pasi të mbahen zgjedhjet e parakohshme.