Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka dhënë një paralajmërim të qartë deputetëve të PD gjatë mbledhjes së grupit. “Unë jam i sigurt që asnjë deputet i PD së nuk trafikon votën, por po ndodhi kjo atëherë është fundi parlamentarizmit. Ne jemi opozitë që kërkon konsensus por në qoftë se edhe një deputet i PD voton, ne kalojmë në përballje totale deri në djegie mandatesh deri sa të zgjidhen institucionet e reja me zgjedhje te lira e te ndershme”, mësohet të ketë thënë Basha.