Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti

2016/03/30 at 5:34 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Referendumi në PS, zgjidhen komisionet e votimit në parti

Edi Rama u ka kërkuar ditwn e djeshme koordinatorëve të rajoneve sqarimin e anëtarësisë për rëndësinë e referendumit të 9 prillit.

Në një takim të zhvilluar dje pasdite në selinë e PS-së, kryesocialisti ka kërkuar që të përfundojë sa më shpejt edhe zgjedhja e kryetarëve të PS-së në 61 bashkitë e vendit, pas përfundimit të kongresit dhe konstituimit të asambleve të bashkive.

Ndërkohë koordinatorët e rajoneve po ngrenë në të gjitha bashkitë e vendit komisionet e votimit, që do të menaxhojnë të gjithë procesin e votimit për referendumin nga anëtarësia e Partisë Socialiste më 9 prill.

Por për të sqaruar anëtarësinë, nuk janë angazhuar vetëm koordinatorët, por edhe deputetët, të cilët janë në kontakte të vazhdueshme me zonat e tyre, edhe për shkak të shtimit të anëtarësisë së kësaj partie.

Në këtë fushatë janë edhe deputetët që mbrojnë idenë që Rama duhej rikonfirmuar si kryetar, edhe pse pa bërë zgjedhjet siç përcaktonte statuti, por që kanë kundështuar hapur idenë e mbajtjes së referendumit.

Edhe ata do të duhet t’i shpjegojnë bazës socialiste përse duhet mbajtur referendumi dhe si duhet t’i përgjigjen pyetjes: “Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit?”.

Kjo është pyetja që anëtarësia e Partisë Socialiste duhet t’i përgjigjet me një “Po” ose “Jo”. Statuti i PS-së, me të cilin PS ka funksionuar deri më 19 mars 2016, përcaktonte që zgjedhjet për kryetarin bëheshin një herë në katër vjet, pavarësisht nëse partia ishte në pushtet apo nëse kryetari ishte Kryeministër.

Nuk dihet nëse po zhvillohet fushatë nga ajo pjesë e anëtarëve të Asamblesë Kombëtare, të cilët ishin kundër referendumit dhe kërkonin që zgjedhjet për kryetarin të bëheshin nga anëtarësia përmes parimit një anëtar- një votë.

Një javë më parë, në mbledhjen e Grupit Parlamentar socialist, pyetjes së Ben Blushit “nëse do të ketë fushatë për të debatuar për dy mundësitë e përgjigjes që duhet të japin socialistët për këtë referendum?”, kreu i Grupit, Gramoz Ruçi, iu përgjigj: “Për aq kohë sa anëtarësia është thirrur të japë një mendim në referendum, PS-ja nuk ka përse bën fushatë. Por kush të dojë, të ndërmarrë një fushatë, është i lirë ta bëjë”./Panorama.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Hashash i kamufluar si cigare, kapet mësuesi e dy të tjerë

Hashash i kamufluar si cigare, kapet mësuesi e dy të tjerë

Gafa e Lionel Mesit/ Shokohen egjiptianët, na ofendoi rëndë

Gafa e Lionel Mesit/ Shokohen egjiptianët, na ofendoi rëndë

Apeli i babait/ Gruaja më braktisi, foshnja vetëm në shtëpi (video)

Apeli i babait/ Gruaja më braktisi, foshnja vetëm në shtëpi (video)

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com