Rebelët opozitarë në Siri kanë rënë dakord të largohen nga pozicionet e tyre në lindje të Aleppos. Lajmi për arritjen e marrëveshjes u dha nga Ambasadori rus në OKB, Vitali Churkin, i cili tha se tërheqja e forcave rebele do të kryhet brenda orëve të ardhshme.
Diplomati rus sqaroi se ujdia nuk përfshin civilët. Sipas tij, ata mund të qëndrojnë në vendstrehimet e tyre e të presin marrjen e ndihmave humanitare.
Largimi i opozitarëve të regjimit pas thuajse 4 vjet luftimesh, vjen pasi forcat qeveritare të Presidentit Assad, të ndihmuar nga avionët rusë, ndërmorrën një ofensivë masive në 24 orët e fundit, si pasojë e së cilës u raportuan mbi 80 civilë të vrarë.
Tv Klan