Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje/ SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

2024/01/13 at 10:35 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rebelët Houthi zotohen për hakmarrje/ SHBA paralajmëron anijet: Qëndroni larg Detit të Kuq

Të premten marina amerikane paralajmëroi anijet me flamur amerikan, që në 72 orët e ardhshme, të largohen nga zonat përreth Jemenit në Detin e Kuq, si dhe në Gjirin e Adenit, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Britania, nisën sulme të shumta ajrore në shënjestër të të cilave ishin rebelët Houthi.

Paralajmërimi erdhi pasi këta të fundit (rebelët Houthi) u zotuan për hakmarrje të fortë ndaj sulmeve të udhëhequra nga Uashingtoni, duke rritur më tej mundësinë e një konflikti më të gjerë në një rajonin e përfshirë tashmë nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë.

Ushtria amerikane dhe zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se prisnin që Houthi të kundërpërgjigjej. Po kështu Presidenti Joe Biden paralajmëroi të premten se grupi mund të përballet me sulme të mëtejshme.

Sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, që nisën si përgjigje ndaj një fushate sulmesh me dronë dhe raketa ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, vranë të paktën pesë persona dhe plagosën gjashtë të tjerë, sipas grupit rebel. Shtetet e Bashkuara thanë se sulmet, që u zhvilluan në dy faza, goditën objektiva në 28 vendndodhje të ndryshme, në zona që kontrollohet nga rebelet Houthi në Jemen.

“Ne do të sigurohemi që së bashku me aleatët tanë t’i përgjigjemi grupit Houthi nëse ata vazhdojnë me këtë sjellje të egër“, u tha Presidenti Biden gazetarëve gjatë një ndalese në Emmaus, të shtetit të Pensilvanisë.

I pyetur nëse ai beson se grupi Houthi, është një grup terrorist, zoti Biden tha po.

Në nëntor Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se po shqyrtonte mundësinë për ripërcaktimin e grupit të rebelëve Houthi si një organizatë terroriste, ndërsa ata filluan të godasin anijet civile. Administrata Biden e hoqi zyrtarisht këtë grup nga lista e “organizatave terroriste të huaja” apo “terroristë të përcaktuar globalisht” në vitin 2021, duke zhbërë një masë të Presidentit Donald Trump.

Gjenerallejtënant Douglas Sims, tha se sulmet e reja amerikane ishin kryer përgjithësisht në zona me popullsi të vogël dhe se numri i të vrarëve sipas tij nuk do të ishte i lartë. Ai tha se sulmet goditën armatimet, radarët dhe vendndodhjet e grupit, përfshirë zonat e thella malore./VOA

Ju sugjerojmë

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!
Aktualitet

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!

28 Maj, 2025 10:15 am
Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi

28 Maj, 2025 10:09 am
Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
Bota

Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë

28 Maj, 2025 10:06 am
Rinis punën Parlamenti, nesër seanca I pas zgjedhjeve!Deputetët e rinj në shtator..
Aktualitet

Rinis punën Parlamenti, nesër seanca I pas zgjedhjeve!Deputetët e rinj në shtator..

28 Maj, 2025 9:53 am
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Aktualitet

Megaoperacioni i SPAK, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari

28 Maj, 2025 9:51 am
SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj
Bota

SHBA pezullon lëshimin e vizave për studentët e huaj

28 Maj, 2025 9:45 am
Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë
Aktualitet

Travel and Tour World: Ksamili, perla bregdetare e Shqipërisë

28 Maj, 2025 9:35 am
Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?
Bota

Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?

28 Maj, 2025 9:19 am
Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll
Aktualitet

Deficiti i skemës së pensioneve në përmirësim, si po mbahen shpenzimet nën kontroll

28 Maj, 2025 9:13 am
Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua
Aktualitet

Mori flakë bombola e gazit në banesë, pëson djegie në fytyrë një grua

28 Maj, 2025 9:06 am
Para
Zjarri dogji 5 shtëpi në Burrel, banorja: E kam jetesën e vështirë tani me 3 fëmijë të vegjël

Zjarri dogji 5 shtëpi në Burrel, banorja: E kam jetesën e vështirë tani me 3 fëmijë të vegjël

111 vite Polici/ Balla: Sfida na presin, do të përdorim edhe Inteligjencën Artificiale

111 vite Polici/ Balla: Sfida na presin, do të përdorim edhe Inteligjencën Artificiale

Tregtonin aparatura që transmetojnë kanale pirate, arrestohen 3 persona në Tiranë

Tregtonin aparatura që transmetojnë kanale pirate, arrestohen 3 persona në Tiranë

TE FUNDIT

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!

Marrëveshja e pensioneve me Italinë, Marco Alberti: Meritë e Shqipërisë!
28 Maj, 2025

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, ka folur për marrëveshjen e zhvilluar midis dy vendeve për njohjen e pensioneve....

Lexo më shumë

Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi

Turi Çiklistik i Shqipërisë,sot etapa e III/Qytetet e rrugët ku bllokohet qarkullimi
28 Maj, 2025

Për shkak të zhvillimi të turit çiklistik të Shqipërisë, i cili po mbahet në 5 etapa, policia njoftoi planin e...

Lexo më shumë

Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë

Trump: Putini “po luan me zjarrin” pas sulmeve vdekjeprurëse në Ukrainë
28 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Rusia e...

Lexo më shumë

Rinis punën Parlamenti, nesër seanca I pas zgjedhjeve!Deputetët e rinj në shtator..

Rinis punën Parlamenti, nesër seanca I pas zgjedhjeve!Deputetët e rinj në shtator..
28 Maj, 2025

Deputetët i rikthehen parlamentit, nesër seanca e parë! Të rinjtë në detyrë gjatë shtatorit Nesër do të jetë seanca e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com