Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se ishte marrë në pyetje nga Prokuroria për punimet tek këndi i lojrave brenda parkut të liqenit në Tiranë.
Veliaj ka sqaruar se para hetuesit të çështjes se brenda parkut është ndërtuar kënd lojrash për fëmijë dhe jo lokal siç ishte në planin fillestar.
“Sqarova koleget e prokurorise per ate qe pane te gjithe, kendi i lodrave s’ka kafe e pallate. Te gjithe te qarte ”, shkruan kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kreu i Bashkisë së Tiranës u pyet dje në darkë nga Prokuroria për punimet e kryera për këndin e lojrave, pas kallëzimit të bërë nga Presidenti Bujar Nishani dhe nga Partia Demokratike. Veliaj shoqërohej nga nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku.