Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Thirrje të gjithë organizatave për të ndaluar sjelljet e tilla ndaj medias

2017/10/25 at 3:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagon Shoqata e Gazetarëve Profesionistë: Thirrje të gjithë organizatave për të ndaluar sjelljet e tilla ndaj medias

Pas sulmit të paprecedent që kryeministri Edi Rama u bëri sot gazetarëve, duke i ofenduar në mënyrë të turpshme pasi i kishte thirrur vetë, ka reaguar Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë. Me anë të një deklaratë, ata i bëjnë thirrje të gjithë organizatave të marrin masa për sjellje të tilla ndaj shtypit.


DEKLARATË

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetareve te Shqiperise, shpreh shqetësimin e indinjatën e thellë për sulmin dhe ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj mediave sot më 25 Tetor 2017, pas përfundimit të seancës plenare, ku shumica qeverisëse votoi kundër kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish ministrit të tij të brendshëm, i përmendur në përgjimet e drejtësisë italiane, mbi një organizate shqiptaro-italiane të narkotrafikut.

Kjo është një sjellje e përsëritur e kryeministrit ndaj mediave, por këtë herë, sulmet verbale të kryeministrit, kishin tone të papranueshme intimiduese.

Sic e deklaroi vetë, me zë e figurë e në transmetim të drejtpërdrejtë televiziv, kryeministri Edi Rama kishte dalë për t’u marrë me gazetarët duke i ofenduar me një gjuhë të padenjë. “Kam dalë për ju sot, për ju dhe kokat tuaja që ju torollisin atje në kazan” tha kryeministri që doli vetë për të komunikuar me mediat pas seancës, ndërsa epitetin “kazan”, e përdor si eufemizëm për median në mënyrë sistematike.

Në një shpërthim të papritur, komunikimi në transmetim të dretpërdrejtë televiziv i kryeministrit ndaj mediave përmbante frazat “Ju përconi si tel bakri, që as llogjikon, as kupton”, “turp për të gjithë ju dhe ata si ju, që ende nuk e keni kuptur se për cfarë bëhet fjalë, e vazhdoni të torollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi”; “pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur”, “ju jeni për të qarë hallin” , “flisni përcart”, “Këto janë pyetje për të qarë hallin”, “kjo është një idiotsi, në këtë pozitë idiote me vë ti me pyetjen tënde”, “jeni një amplifikator thashethemesh i paparë”, “ju duhet t’i thërrisni mendjes”, “skeni si ta kuptoni ju, që për fatkeqësinë tuaj nuk lexoni”, “është e drejta jote te besh rolin e budallait”

Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë” shpreh shqetësimin e thëllë për ofendimet dhe intimidimin që u bëri kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mediave sot.

U bëjmë thirrje partnerëve tanë, Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve dhe Federatës Europiane të Gazetarëve në Bruksel, cdo organizate që merret me median e të drejtat e njeriut në vend dhe të gjithë trupit diplomatik në Shqipëri që të reagojnë në mbështetje të medias, e të na ndihmojnë të ndalojnë këtë sjellje të përsëritur të kryeministrit ndaj pushtetit të katërt.

Nuk është faji i medias që drejtësia italiane ka arritur të përgjojë narkotrafikatë shqiptarë, kushërinj të largët të ish ministrit të brendshëm të qeverisë, duke e lakuar emrin e tij si përfitues të aktivitetit të tyre. Nuk është faji i medias shqiptare që prokuroria e krimeve të rënda të Shqipërisë ka nisur hetimet dhe i kërkoi kuvendit arrestimin e ish ministrit të brendshëm.

Nëse media bën pyetjet që nuk i pëlqejnë, kryeministri ka gjithë të drejtën të mos përgjigjet, por jo të dalë enkas para tyre, për t’i ofenduar e intimiduar mediat për punën që bëjnë, atë që i takon, mbulimin e kësaj ngjarje që ka shqetësuar kaq shumë kryeministrin.

Etiketa: deklarate gazetare


Ju sugjerojmë

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

3 Gusht, 2025 6:25 pm
A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
Bota

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

3 Gusht, 2025 6:03 pm
Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
Aktualitet

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

3 Gusht, 2025 5:38 pm
Vuçiç pas takimit me Macronin: Franca, aleate e madhe e Serbisë!
Bota

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi dhe situatën në Bosnje

3 Gusht, 2025 5:04 pm
Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit
Aktualitet

Zjarr në malin e Skërficës, rrezikohet pylli kombëtar i Pikësit

3 Gusht, 2025 4:39 pm
Organizuan përkujtimin e “Ditës së Republikës Srpska”/ Departamenti i Thesarit të SHBA-së sanksionon 8 persona në Bosnje
Rajoni

Dodik: Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

3 Gusht, 2025 4:32 pm
‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës
Bota

‘Turp Izrael, turp SHBA’/ Në shi, mijëra protestus në Australi pro Palestinës

3 Gusht, 2025 4:02 pm
Tensionet në Kuvend, OSBE: Punimet pa pengesa dhe dialogu konstruktiv, thelbësore
Aktualitet

Kodi i ri Penal/ OSBE: Të gatshëm për të ofruar rekomandime

3 Gusht, 2025 3:49 pm
Netanyahu shkarkon shefin e Shërbimeve Sekrete të Brendshme, Egjipti: Strehojmë gjysmë milion palestinezë të Gazës
Kryesore

Video e Hamasit me pengjet izraelitë/Reagon Netanyahu: Tronditje dhe mizori pa kufij

3 Gusht, 2025 3:36 pm
Para
Edi Rama pas gazetarëve u kthehet komentuesve: A merr vesh a s’merr vesh o shqipe?

Edi Rama pas gazetarëve u kthehet komentuesve: A merr vesh a s’merr vesh o shqipe?

Si ta zbuloni nëse dikush po ju gënjen me mesazhe

Si ta zbuloni nëse dikush po ju gënjen me mesazhe

Kryemadhi, pse nuk dua të merrem me PD-në, LSI e gjitha në opozitë

Sulmi i Ramës ndaj gazetarëve, Kryemadhi: Ku e gjen guximin kryeministri në largim të shfryjë dufin ndaj medias
















TE FUNDIT

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
3 Gusht, 2025

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ku gjatë një ndeshjeje basketbolli...

Lexo më shumë

Dyshohet se ekzekutoi Gentian Bejtjan, arrestohet Flodian Plaku

Auto-Skicë
3 Gusht, 2025

Është arrestuar në Orikum Flodian Plaku,  i njohur me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, i dyshuar...

Lexo më shumë

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?

A do ta ndryshojë presioni amerikan rrjedhën e luftës në Ukrainë?
3 Gusht, 2025

Pak kohë pasi i dha Rusisë një afat prej dhjetë ditësh për ta ndalur luftën në Ukrainë, presidenti amerikan, Donald...

Lexo më shumë

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…

Proda vizitë zyrtare në Arabinë Saudite: Prioritet forcimi i marrëdhënieve…
3 Gusht, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, me ftesë të homologut të tij, zhvilloi një vizitë zyrtare në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com