Rita Ora ka qenë pjesë kryesore e mediave këto ditë, duke u përfolur si femra që ka ndërhyrë mes Beyonces dhe Jay Z. Albumi i ri i divës amerikane flet për tradhtinë dhe mediat kanë nxituar të përhapin hipoteza se “Becky me flokë të mirë” siç e quan diva e muzikës në këngën e saj është Rita. Mirëpo, këngëtarja me origjinë shqiptare ka vulosur çdo gjë duke mohuar thashethemet. “Zakonisht nuk reagoj ndaj thashethemeve të tabloideve, por më lejoni të sqaroj, këto spekulime janë të pavërteta”- është shprehur Rita në Twitter. “Nuk kam asgjë përveç se respekt për Beyonce. Le të vazhdojmë të shijojmë ‘Lemonade’”, shton ajo.