Hetimet kanë zbuluar se porositësi i vrasjes së biznesmenit Arfian Nikulaj në Lezhës është Edmond Haxhia, për shkak të gjakmarrjes.
Pas publikimit të emrit të porositësit ka reaguar e afërmja e Edmond Haxhisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve”, shkroi ajo, teksa shtoi se janë “blerë ‘dëshmitarë’ dhe aktorë për kamerë një vit rresht, duke nënkuptuar se historia e ndërtuar deri më tani me faktet e zbuluara nuk është e vërtetë.
Ajo vijoi në shkrimin e saj duke pyetur me ironi nëse “ka ndonjë histori tjetër për Hollyëood”.
“Portugez qe flet shkodranshe ta marrsha! Bukur jeni tu ua rras te pafajshmeve! Vazhdoni se e keni mire! Shkoni vidhni motorra anej e ktej tek njerez te afterm,e ngjitujani atyne. Blini “deshmitare” dhe aktore per kamera nje vit rrjesht, improvizoni persona te ngjashem, blini vete karta telefoni angleze e shqiptare e shkruni mesazhe, pasi thyeni pa autorizime tjeret. Patjeter more, vrasjet me motora te vet i bajne njerezit, madje me letra ne emrin e vet. Naj histori tjeter, per Holliëood a keni?!” shkroi ajo në rrjetet sociale.