Partia Demokratike ka reaguar per ngjarjen e ndodhur sot ne qytetin e Korces, duke theksuar se “e dënon me forcë dhunimin e qytetarit Niko Ndini i cili shprehu sot lirinë e mendimit në prani të Edi Ramës”.
“Por fjalët nuk i pelqyen kryeministrit, dhe për këtë qytetari u dhunua nga garda dhe policia.
Eshte e trishte sesi me këtë sjellje te denje vetem per byroistet e dikurshem, Edi Rama edhe në vigjilje te Krishtlindjes, nuk percon mesazhin e paqes dhe bashkimit, por të dhunës, përcarjes dhe ndëshkimit të njerëzve për mendimet e tyre.
Partia Demokratike kërkon hetim të plotë dhe angazhim serioz të prokurorisë për këtë ngjarje të rëndë, për të vënë para ligjit përgjegjësit e kësaj shkelje brutale dhe dhunë ndaj një standardi të shenjtë siç është liria e mendimit.”, thuhet ne reagim.