Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji është i pari që reagon nga e djathta në lidhje me tërheqjen e PS nga zgjedhjet në Kavajë, të cilat nuk do të mbahen nesër.
“Do duhej te kishte qene forca e argumentit, arsyeja dhe e drejta e kauzes ajo qe duhet te çonte Ramen ne terheqje…nuk ndodhi kjo!
Ishte forca e presionit qytetar ajo qe e gjunjezoi, frikesoi dhe e beri te terhiqej me pahir!Forca e sakrifices qyetare triumfoi!”, shkruan Salianji.