Sekretari i Akademisë Suedeze të çmimeve Nobel, Mats Malm, ka folur për ‘The New York Times’ pas reagimeve të shumta nxitur nga vendimi i Akademisë që t’i japë çmimin Nobel për letërsi, austriakut Peter Handke, i njohur si përkrahës i regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Malm ka thënë se “nuk është në mandatin e Akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.
Ndërkohë edhe ‘CNN’ gjithashtu ka kërkuar një koment nga ‘Fondacioni Nobel’ lidhur me vendimin.
“Asnjëherë nuk i komentojmë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”, pohoi Fondacioni.
Shkrimtari austriak, Peter Handke, njihet si një simpatizant i Sllobodan Millosheviçit, i dënuar për krime lufte./Opinion.al