Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagime ndaj emërimit të kryeministrit të ri të Serbisë: Nxitës i dialogut apo zbatues i vullnetit të Vuçiç?

2025/04/07 at 5:05 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reagime ndaj emërimit të kryeministrit të ri të Serbisë: Nxitës i dialogut apo zbatues i vullnetit të Vuçiç?

Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të udhëheqë një Qeveri të njëjtë dhe do të zbatojë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç – janë reagimet ndaj emërimit të mjekut Gjuro Macut si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.


Kryeministri në mandat teknik, Millosh Vuçeviç, deklaroi më 7 prill se Gjuro Macut dhe Qeveria e re duhet të sjellin energji të re.

Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), ai tha se Macut është një person “që mund të hapë dialogun shoqëror”, sepse nuk është i ngarkuar me “disa gjëra nga periudha e kaluar”.

“Nuk e di nëse është e mundur të arrihet konsensus, por besoj se është e mundur të zhvillohet bisedë dhe dialog. Zgjidhja nuk qëndron te bllokadat dhe hedhja e vezëve”, tha Vuçeviç.

I pyetur nëse ka sinjale se një dialog i tillë mund të ndodhë, ai tha se kjo do të shihet në periudhën e ardhshme.

“Besoj se dialogu është i mundur dhe jam i sigurt që është i domosdoshëm, por Serbia nuk ka shumë kohë për të pritur, duhet të ecë përpara”, tha Vuçeviç.

Presidenti Vuçiq njoftoi të dielën se doktori i endokrinologjisë, Gjuro Macut, është mandatar për përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë. Macut është anëtar i këshillit nismëtar për formimin e “Lëvizjes për popullin dhe shtetin” të Vuçiçit.

Vuçiq, në adresimin e tij para publikut, tha se Qeveria e re do të zgjidhet deri më 18 prill dhe se Gjuro Macut “do të ndihmojë shumë në qetësimin e tensioneve”.

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi më 7 prill se Macut tregoi guxim të madh që pranoi të udhëheqë Qeverinë “në një moment kaq sfidues”.

Ajo shtoi se kandidati për kryeministër “e ka dëshmuar me jetën e tij” se është dikush që mëson shpejt dhe është i gatshëm të punojë me përkushtim.

“Ajo që na nevojitet më shumë është të kemi një person të qetë, të matur, dikë që është njeri i dialogut”, tha Bërnabiq, duke theksuar se beson që ai do të jetë kryeministër i shkëlqyer.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjillas, vlerësoi se emërimi i një mjeku pa përvojë politike si mandatar “përfaqëson përpjekjen e Aleksandar Vuçiqit për të fituar kohë për të qëndruar në pushtet”.

Në një deklaratë me shkrim, ai theksoi se Gjuro Macut “ka nënshkruar më herët mbështetje për listën e Partisë Progresive Serbe dhe ka folur në mitingje partiake”, dhe se ai është “edhe një tjetër zbatues i bindur i vullnetit” të Vuçiçit.

“Një Qeveri e tillë e Serbisë do të jetë edhe një formë tjetër e pushtetit absolut të Vuçiçit, e privuar nga legjitimiteti, kontrolli dhe përgjegjësia”, vlerësoi lideri i SSP-së.

Kryetari i Partisë së re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviç, tha se emërimi i Gjuro Macut është “ndërrim i ekuipazhit në Titanikun” që drejtohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Është e qartë se një Qeveri e tillë nuk do të mund të shmangë përmbytjen, e aq më pak të zgjidhë krizën e thellë politike dhe shoqërore në të cilën ndodhet Serbia”, deklaroi Jovanoviç.

Partia opozitare Serbia Qendrore vlerësoi më 6 prill se për qytetarët e Serbisë është plotësisht e parëndësishme nëse në krye të Qeverisë është mandatar Gjuro Macut, kryeministri aktual Millosh Vuçeviq apo ish-kryeministrja Ana Bërnabiç.

Në deklaratën e saj, kjo parti thekson se “për të gjithë është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është drejtuesi i vërtetë”.

Grupi joformal i intelektualëve “ProGlas” vlerësoi se emërimi i mandatari dëshmon se presidenti i Serbisë ka marrë vendim “për një qeveri të vazhdimësisë”.

Akademiku i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Vlladimir Kostiç, tha më 7 prill në tryezën e rrumbullakët të “ProGlas” se muajt e fundit “të gjitha grupet shoqërore janë mbledhur për të shprehur mospajtimin me gjendjen në Serbi”.

“Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare CRTA, vetëm javën e kaluar janë mbajtur 452 protesta dhe 128 tubime. Përkundër gjithë kësaj, presidenti ka vendosur të mos dëgjojë dhe të mos flasë për kërkesat e shumicës shoqërore, por ka marrë vendim për një qeveri të vazhdimësisë. Ne nuk e pranojmë këtë politikë të vazhdimësisë”, tha Kostiç, njëri nga iniciatorët e “ProGlas”.

Presidenti i Serbisë më herët ka mbajtur konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e Qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill.

Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të marrë pjesë në ato konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit.

Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Vuçeviç nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit prej 30 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Vuçeviç kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më herët, pas sulmit të aktivistëve të Partisë Progresive Serbe ndaj një grupi studentësh që kishin bllokuar punën e fakultetit në Novi Sad.

Rënia e Qeverisë së Serbisë që udhëhiqej nga Millosh Vuçeviç ndodhi në kulmin e protestave kundër regjimit, të cilat po i udhëheqin studentët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, të paraqitura ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar./REL



Ju sugjerojmë

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
Aktualitet

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

4 Shkurt, 2026 9:25 am
Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

4 Shkurt, 2026 9:18 am
Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
Aktualitet

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

4 Shkurt, 2026 9:15 am
Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
Aktualitet

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

4 Shkurt, 2026 9:11 am
I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik
Bota

I dha Jeffrey Epstein të dhëna qeveritare, nisin hetimet ndaj ish-ministrit britanik

4 Shkurt, 2026 8:41 am
Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi
Bota

Vritet djali i ish-liderit të Libisë Muammar Gaddafi

4 Shkurt, 2026 8:38 am
Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri
Aktualitet

Rekomandimi i mediave të huaja, çfarë mund të vizitoni në Shqipëri

4 Shkurt, 2026 8:34 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

4 Shkurt, 2026 8:32 am
Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…
Aktualitet

Vlora sërish pa drita, punimet për investimin në rrjetin e ujësjellësit shkëpusin…

3 Shkurt, 2026 10:33 pm
Para
Macron shikon përparimin në paqen në Lindjen e Mesme gjatë udhëtimit në Egjipt

Macron në mision paqeje në Lindjen e Mesme

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Ja mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët

Autoriteti për Sigurinë Kibernetike thirrje qytetarëve: Bëni kujdes! Ja mesazhi në ‘WhatsApp’ që po mashtron shqiptarët

VIDEO/ Pushimet e Boris Johnson nuk shkon ashtu siç e kishte menduar, ish-kryeministri i Britanisë kafshohet nga struci

VIDEO/ Pushimet e Boris Johnson nuk shkon ashtu siç e kishte menduar, ish-kryeministri i Britanisë kafshohet nga struci
















TE FUNDIT

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…

Pagat/ Pas Ramës reagon Shoqata e Prokurorëve: Presioni nuk i shërben forcimit të…
4 Shkurt, 2026

Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në një komunikim virtual me qytetarët në “Facebook”, ka reaguar edhe Shoqata e Prokurorëve në lidhje...

Lexo më shumë

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e IdentiTek
4 Shkurt, 2026

Ministria e Punëve të Brendshme ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e IdentiTek Freskida Halilaj. Ende nuk dihen motivet e qarta...

Lexo më shumë

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?

Kërkesa për pagat, Rama-gjyqtarëve: Jeni të pavarur, por a jeni të paanshëm?
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama u tha gjyqtarëve në një mesazh publik përmes llogarisë së tij në Facebook se falë qeverisë socialiste...

Lexo më shumë

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës

Pagat, Rama:Gjyqtarët si parti politike, veçoj SPAK që nuk i është bashkuar kërkesës
4 Shkurt, 2026

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish gjyqtarët lidhur me kërkesën e tyre për rritje pagash, duke e cilësuar reagimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com