Ryan Giggs ka zbuluar se nuk besonte në aftësitë e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, kur debutoi me Manchester Unitedin në vitin 2003.
Por, sulmuesi portugez bindi ish-trajnerin e Unitedit, Sir Alex Ferguson gjatë një ndeshje miqësore mes skuadrës angleze dhe Sporting Lisbonës.
Uellsiani kujton rastin kur Ronaldo kishte gabuar që në prekjen e parë të topit si futbollist i Djajve të Kuq.
“Ishte një moment kur Ronaldo pati topin në këmbë por pasimi i tij nuk shkoi në drejtim të John O’Sheas , por jashtë fushës, çka më bëri të qeshë. Por, më pas ai e shëtiti në fushë mbrojtësin”, ka thënë Giggs për ITV.