Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rasti “Roshi” si shembull për të tjerët!

2016/06/14 at 8:00 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Rasti “Roshi” si shembull për të tjerët!

Nga Blendi Fevziu –


Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është bërë viktima e parë e ligjit të dekriminalizimit. Ai ka lënë dje zyrën e tij në Bashki për t’u akomoduar në një burg lokal pas vendimit të gjykatës. Kjo e fundit ka pranuar akuzën e prokurorisë, që e akuzon Roshin për dëshmi të rremë dhe fshehje të fakteve që e detyronin atë të linte detyrën publike. Veç fakteve që diheshin publikisht, Prokuroria ka faktuar që Roshi ka përdorur së paku 4 identitete të tjerë dhe është dënuar ose dëbuar nga tre vende europiane dhe ka pasur në Itali e Zvicër më shumë se një dënim.

Ngjarja nuk ishte as e papritur dhe as befasuese. Problemet e Roshit dhe të ngjashmëve të tij i kanë ditur në Kavajë, por edhe në gjithë vendet prej nga ata vinë; problemet e tyre me ligjin dhe drejtësinë i kanë ditur ata që i kanë propozuar, por edhe ata që i kanë futur në jetën politike dhe ju kanë dhënë atyre pushtetin që sjell politika. Nuk ka qenë pushtet i fituar, por i falur, ose i grabitur përmes metodave për hir të të cilave ata janë ftuar në politikë. Në këtë drejtim, prania e Roshit dhe Roshëve në politikë është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe e stafit të tij. Siç ishte prania e Baliajt përgjegjësi e Metës apo ndonjë prani tjetër politike përgjegjësi e liderëve të tjerë politikë.

Sot, një gjë mund të thuhet pa asnjë dilemë. Ata janë ftuar në politikë sepse ishin të tillë, pra shkelës të ligjit, shpërfillës të tij. Ata janë ftuar për atë që kanë qenë dhe jo për atë që besohet se janë sot. Ata janë ftuar për të mbajtur nën presion dhe për të thyer bastione kundërshtare, pa harruar se me këtë mënyrë, çdo fitore është e ngjashme me fitoren e Pirros.

Së fundi, Roshi është bërë dje viktima e parë e dekriminalizimit, por padyshim që s’ka për të qenë i vetmi. Dënimi apo masa e tij ndaj Roshit ka pak rëndësi. Rasti i djeshëm, dëshmoi se ligji funksionoi; se ligji ndëshkon dhe se kapërcimi apo shmangia e tij të ndëshkon një moment. Rasti i djeshëm, shërben që të gjithë të ngjashmit e Roshit të kuptojnë një shprehje të famshme të revolucionit francez: “askush nuk është aq i pasur dhe i fuqishëm sa të blejë të shkuarën e tij”. Ndaj të gjithë ata që kanë thyer ligjin dikur; të gjithë ata që besojnë se me pirueta kanë arritur ta fshehin apo shmangin disi të shkuarën e tyre, duhet ta dinë se një ditë ajo do të kthehet me gjithë lakuriqësinë e saj. Së paku, për sa kohë ata do insistojnë të bëjnë një punë dhe të marrin një rol që s’ju takon: atë të angazhimit politik dhe administrativ. Ndaj, edhe kur dikush jua propozon për t’i përdorur për monentin; edhe kur një njeri i fuqishëm politik ju jep garanci, ta dinë që po i mashtron. Askush nuk ka më fuqi t’i mbrojë dhe asnjëri nuk i shpëton dot ligjit. Aq më shumë në një vend si Shqipëria, ku të gjithë, i njohin të gjithë…

Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Para
Parashikimi i motit, shira të izoluar

Moti, ja temperaturat për sot

Foto/ Ja çfarë ndodh me burrat kur dalin për shopping me gratë

Foto/ Ja çfarë ndodh me burrat kur dalin për shopping me gratë

Foto/ Çiljeta kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi

Foto/ Çiljeta kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kosovës ka dështuar ditën e djeshme për herë të 26-të, në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë...

Lexo më shumë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
5 Qershor, 2025

Ditën e sotme, Parlamenti do të mblidhet në seancë plenare për të diskutuar pikat e rendit të ditës. Sipas kalendarit...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
5 Qershor, 2025

Sipas MeteoAlb, vendi unë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë deri pas mesdite kur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com