Gazetarët kosovarë kanë bojkotuar këtë të martë konferencën e ministres së Industrisë, Tregëtisë dhe Ndërmarrjes, Rozeta Hajdari, pas zhvillimeve rreth rastit të pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.
Me të filluar konferencën Hajdari, gazetarët hoqën mikrofonët dhe u larguan njëri pas tjetrit.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë (MINT) më 28 korrik ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.
Ky vendim ka nxitur reagime të shumta në Kosovë dhe nga ana e ndërkombëtare.