Pak ditë më parë u publikua në mediat raporti paraprak i Komisionit të Venecias, i cili u shpreh se presidenti Ilir Meta i kishte tejkaluar kompetencat e tij në lidhje me dekretin për të anuluar 30 qershorin si datë për të zhvilluar zgjedhjet lokale.
Lidhur me raportin paraprak të Venecias, Presidenti nuk bëri asnjë reagim zyrtar, përveçse disa polemikave mes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi me disa eksponentë të Partisë Socialiste.
Ndërkohë, burime nga Presidenca bëjnë me dije se ditën e nesërme do të bëhet publik qëndrimi zyrtar i Metës në lidhje me raportin e Komisionit të Venecias.
Po ashtu, nesër do të publikohen edhe pyetjet e presidentit për Komsionin e Venecias për shterimin përfundimtar të kësaj çështje.
Seanca për Shqipërinë, prej nga do të dalë edhe raporti përfundimtar mbi veprimet e Presidentit, do të zhvillohet më 11 tetor dhe është parashikuar të zgjasë rreth dy orë.
Gjatë saj, Taulant Balla do të përballet me përfaqësuesit e Presidencës për ligjshmërinë e dekreteve të tij për zgjedhjet e qershorit./ Opinion.al E.Xh.