Gjatë 2015-s, krimet seksuale janë shtuar në krahasim me një vit më parë dhe qytetet më të prekura janë Tirana e Saranda.
Në një raport të Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se në këto qytete janë shënuar 16 raste të hetuara, tetë në secilin prej tyre.
Afro 95 për qind e personave të përfshirë në këto krime janë meshkuj mbi 18 vjeç.
Në listën e qyteteve të prekura nga ky fenomen përgjatë 2015 përfshihen: Vlora me 5 raste, Durrësi me 4, Lushnja e Berati me nga 2 raste dhe Fieri e Kurbini me nga 1 rast.
Në këto krime përfshihen veprat penale si “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, “Veprat e turpshme” si dhe “Marrëdhëniet seksuale ose homoseksuale me të mitur e persona me moshë 14 – 18 vjeç”.
Përgjatë vitit 2014 në të gjithë vendin janë regjistruar 88 procedime penale, ndërsa në 2015n numri ka shkuar në 102 raste, me një rritje prej 16 për qind.
Sipas raportit, dy nga elementët që ndikojnë në kryerjen e këtij krimi janë arsimimi i personave dhe vendbanimi i tyre. Sipas analizës së shifrave rezulton se krimet seksuale kryhen më shumë në qytet.