Kreu i qeverisë Edi Rama e ka quajtur një rezultat shumë inkurajues vlerësimin e Agjensia presitigjoze e kreditimit, Standard and Poor’s.
“Nje rezultat shume inkurajues per ekonomine: Agjencia nderkombetare e vleresimit Standard&Poors rrit perseri kuoten e Shqiperise: B+!”, shkruan kryeministri Edi Rama në profilin e tij në rrejtin social FB. Reagimi vjen një ditë pas publikimit të vlerësimit nga Standard and Poor’s, që rriti vlerësimin për Shqipërinë nga B në B+.