Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i plotë i ODIHR: Votuesit ishin nën presion, KQZ-ja jo korrekte

2019/07/01 at 7:22 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Raporti i plotë i ODIHR: Votuesit ishin nën presion, KQZ-ja jo korrekte

Në raportin paraprak për votimet e 30 qershorit, shefja e misionit të vëzhguesve të ODIHR, ka deklaruar një sërë parregullsish të konstatuara gjatë zgjedhjeve lokale të zhvilluara ditën e djeshme.


Sipas këtij raporti paraprak të ODIHR, thuhet se qytetarët që do të votonin ishin nën presion nga të dyja palët politike.

Ndërsa, theksohet se procesi i votimit u zhvillua në mënyrë të qetë dhe pa incidente.

Në këtë raport paraprak thuhet gjithashtu se KQZ-ja ka interpretuar ligjin në mënyrë jo korrekte dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj.

Raporti i plotë i ODIHR

Këto janë zgjedhjet e 14 që OSBE ODIHR vëzhgon në këtë vend. Ne kemi mbërritur këtu si mision që më 23 maj dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatgjatë, 18 prej tyre dhe më pas kanë ardhur vëzhguesit afatshkurtër, që kanë qenë në total 126. Në vëzhgojmë të gjithë procesin, zgjedhor sepse ajo që ndodh para ditës së zgjedhjeve, është po aq e rëndësishme sa në atë që ndodh në ditën e zgjedhjeve dhe në atë çka vjen më pas. Ne jemi këto pa ndonjë ide të paracaktuar dhe pa asnjë axhendë të fshehtë. Ne jemi plotësisht të paanshëm dhe si gjithmonë lemë faktet të flasin për veten.

Neve nuk na intereson se kush i fiton zgjedhjet, ne i vlerësojmë ato në bazë të përputhshmërisë së tyre me angazhimet e OSBE dhe angazhimet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me zgjedhjet. Zgjedhjet lokale të 30 qershorit u mbajtën pa marrë shumë parasysh interesat e elektoratit. Opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje ndërsa qeveria qe e vendosur për t’i mbajtur këto zgjedhje pa opozitën. Në këtë klimë të një ngërçi politik, zgjedhësit nuk patën ndonjë mundësi reale për të zgjedhur mes opsioneve  të ndryshme politike. Në 31 bashki nga 61 gjithsej, kandidatët për kryetar bashkie garuan pa kundërshtarë.

Pati pretendime të besueshme nga qytetarët se ishin nën presion nga të dyja palët. Përplasjet politike çuan në pasiguri juridike dhe shumë vendime të administratës zgjedhore u morën duke pasur si objektiv garantimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve. Ajo çka ishte pozitive ishte që votimi u zhvillua, përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe paqësore. Le t’i shohim pak më në hollësi këto zgjedhje. Ishin zgjedhje me qëllim që votuesit të zgjidhnin kryetrarët e tyre të bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak dhe u zhvilluan në një mjedis tejet të ngarkuar e të polarizuar politikisht. Opozita u tërhoq nga parlamenti në muajin shkurt dhe nuk mori pjesë në zgjedhje me qëllim rrëzimin e kryeministrit nga detyra. Dhe qysh atëherë, opozita ka vijuar të organizojë protesta të ndryshme, disa prej të cilave kanë qenë të dhunshme. Presidenti bëri një deklaratë dhe më pas dekrete me qëllim shtyrjen e këtyre zgjedhjeve. Megjithatë kryeministri qe i vendosur të vazhdonte me zgjedhjet me mbështetjen e parlamentit. Dhe Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve vazhdoi me përgatitjet.

Më 14 qershor, kryetarët e  27 bashkive u kërkuan KZAZ që të lironin ambiente e tyre që i kishin marrë si zyra për administrimin e  zgjedhjeve dhe që nga ai moment disa prej tyre u shkatërruan të tjerat u mbyllën dhe u bënë jo funksionale për KZAZ-të. Më 21 qershor, kryetari i KQZ tha se do të akreditonte të gjithë vëzhguesit ndërkombëtarë përfshirë edhe 140 prej vëzhguesve tanë. Por e gjitha kjo e ka çuar popullatën në një situatë konfuze dhe ka çuar në shqetësime në të gjithë vendin. Prandaj më lejoni të bëj një pyetje. Për këtë bëhen zgjedhjet, bëhen për politikanët apo për votuesit? Unë jam e bindur se në zgjedhje pjesëmarrësi më i rëndësishëm janë votuesit. Pas së gjithave, zgjedhjet bëhen që njerëzit të zgjedhin njerëzit që duan t’i përfaqësojnë. Zgjedhësit duhet ët jenë në gjendje të votojnë lirshëm për kandidatin që ata zgjedhin dhe pa asnjë lloj presioni. Ata duhet të jenë të sigurt se vota e tyre do të ruhet e sigurt dhe do të numërohet si duhet. Kandidatë duhet të kenë akses të barabartë në media, në mënyrë që ata t’u shpjegojnë politikat që ata propozojnë votuesve.

Zgjedhjet duhet të jenë të mirë organizuara dhe të jenë funksionale në të gjitha nivelet dhe në përputhje me ligjet në çdo moment. Duhet gjithashtu të ketë një sistem funksional Gjykatash, që të shqyrtojë ankesat dhe apelimet e kandidatëve dhe zgjedhësve. Po si funksioni në praktikë procesi zgjedhorë?

Duke qenë se një sërë partish politike, koalicionesh dhe grupesh votuesish arritën të dilnin me kandidatë, nga ana tjetër tërheqja e partive kryesore opozitare nga zgjedhjet, e  kufizoi ndjeshëm mundësinë që votuesit të mund të zgjidhnin kandidatët e tyre. KQZ ndonëse e rriti numrin e garuesve, herë-herë e interpretoi në mënyrë kreative ligjin dhe nuk ishte gjithmonë transparente në publikimin e vendimeve të saj.

Në total, për të gjitha 61 bashkitë, u regjistruan 97 kandidatë për kryetar Bashkie dhe 544 lista kandidatësh për Këshillat Bashkiak. Megjithatë, në 31 bashkitë ku në fletën e votimit ishte vetëm një emër kandidati, kandidatët për kryetar bashkie nuk patën kundërshtarë. Kodi Zgjedhorë shikon përfaqësinë e balancuar të partive politike parlamentare në të gjitha nivelet e Administratës Zgjedhore. Megjithatë, refuzimi fillimisht nga partitë opozitare për të emëruar anëtarë në KQZ dhe në KZAZ e kombinuar me interpretimin më vonë të ligjit nga KQZ, e la përfaqësimin politik të të gjitha organeve të Administrimit Zgjedhorë të  pa balancuar.

Në këtë mënyrë qëllimi i ligjit për të krijuar një lloj balance në komisione nuk u përmbush. Sa i përket ditës së zgjedhjeve, përgatitjet në Bashkitë e drejtuara nga PS vazhduan. Megjithatë, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i urdhërua ato të ndërprisnin përgatitjet për zgjedhjet dhe të ndalonin përgatitjet për zgjedhjet. Ën vende si Kamza, Kavaja, Klosi, Kukësi, Marti Shkodra, Tropoja dhe Vora pati tentativa për ta hequr Administratën Zgjedhore nga zyrat e saj dhe kjo çoi në përplasje të dhunshme zjarrvënie dhe shkatërrim të ambienteve dhe materialeve zgjedhore. Si rrjedhojë KQZ iu desh të ndryshonte vendin e më shumë se 200 qendrave të votimit, disa vendeve të numrit të votave dhe disa KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike, të cilat janë të pozicionuara me parti të caktuara politike si rrjedhojë e interesave të biznesit të pronarit ë tyre.

Dhe kjo shkakton ndërhyrje të drejtë për drejtë të autonomisë së redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve. Por tani le të shohim se çdo të thotë e gjitha kjo për votuesin. Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq nga zgjedhjet, votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin mes kandidatëve të ndryshëm për kryetar bashkie. Administrata Lokale, në disa pjesë të vendit, nuk bëri punën e vet për të siguruar të drejtën e votuesve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Përveç kësaj, media nuk pati pavarësi dhe në vend që të ofronte informacione të paanshme për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjorë për zgjedhjet mundej të  ofronte një bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhje demokratike. Por që ai të zbatohet si duhet kërkon vullnetin politik e aktorëve zgjedhorë. Tërheqja na zgjedhjet e opozitës dhe dhuna e tyre në detyrimin për të çuar drejt mos pjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar çoi në një atmosferë shqetësimi dhe të paparashikueshmërie.

Pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirinformuar. Kjo cënoi besimin e  votuesve dhe ishte e kundërta e rolit në fakt që duhet të luaj në procesin zgjedhorë. Megjithatë, pavarësisht pasigurisë, zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit dje, ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politik duhet të punojë në emër të të gjitha qytetarëve dhe jo vetëm të atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin ton për rreth dy muaj dhe ai do të përfshijë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste autoritete në zbatimin e tyre. I urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe u kërkojmë aktorëve politik të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
-Kulturë

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

13 Maj, 2025 11:45 pm
Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
-U tha në Opinion

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

13 Maj, 2025 11:41 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Politikë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

13 Maj, 2025 11:37 pm
Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
-U tha në Opinion

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

13 Maj, 2025 11:27 pm
Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!
-U tha në Opinion

Incidenti në KZAZ/ Shehaj:Ngrita zërin dhe u dorëzuan!Fevziu: Pse kështu zgjidhet?!

13 Maj, 2025 11:16 pm
4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?
-U tha në Opinion

4 me 1 s’ka bër vaki/A u zhgënjye PS për mosarritjen e mandatit të katërt në Dibër?

13 Maj, 2025 11:04 pm
Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi
Kryesore

Fitorja e PS me 12 mandate në Fier, thyen heshtjen Gazment Bardhi

13 Maj, 2025 10:53 pm
Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!
Politikë

Starmer uron Ramën për zgjedhjet parlamentare: Fitore historike!

13 Maj, 2025 10:38 pm
Berisha dhe  Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme
Politikë

Berisha dhe Rama/ Nga lëvizjet për liri deri në “armiqësinë” e pakthyeshme

13 Maj, 2025 10:15 pm
Mungesa e bashkëpunimit mes mazhorancës dhe opozitës, Rama: Nëse nuk ka dyshe për tango, do luhet muzika e BE-së!
Politikë

Zgjedhjet në Shqipëri, liderët e Spanjës dhe Kroacisë urojnë kryeministrin Rama

13 Maj, 2025 9:59 pm
Para
Digjet banesa në Elbasan, dy zjarrfikës përfundojnë në spital

Digjet banesa në Elbasan, dy zjarrfikës përfundojnë në spital

Shenjat me më shumë fat për muajin Korrik

Shenjat me më shumë fat për muajin Korrik

Humbi penalltinë, lojtari kërcënohet me vdekje

Humbi penalltinë, lojtari kërcënohet me vdekje
















TE FUNDIT

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale

Shqipëria në Eurovizion, kënga “Zjerm” kualifikohet për natën finale
13 Maj, 2025

Shqipëria është kualifikuar në natën finale të "Eurovision 2025". “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” u kualifikua mes 10 shteteve fituese...

Lexo më shumë

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër

Diaspora në zgjedhje/ Fevziu merr mesazh live nga hasjani: Si u vodh vota në Londër
13 Maj, 2025

Në transmetim live të emisionit “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu mori një mesazh në telefon nga një shqiptar, i cili jetonte...

Lexo më shumë

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
13 Maj, 2025

Fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare, ka sjellë urime të shumta nga liderët evropianë për kryeministrin Rama. Përmes reagimeve...

Lexo më shumë

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!

Vota e diasporës, Bozdo në ‘Opinion’: U kap dhe postieri i lagjes!
13 Maj, 2025

Vota e diasporës dhe rezultati i saj i deritanishëm, ka sjellë ‘revoltë’ nga ana e Partisë Demokratike. Demokrati Eno Bpzdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com