Ambasada Amerikane në vend ka reaguar për raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp Ambasada Amerikane i ka nxitur të gjitha institucionet për të shqyrtuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në vend.
“Ne kemi mbajtur shënim Raportin Përfundimtar të ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, i cili ndërtohet mbi bazën e raportit paraprak të 26 prillit. Nxisim të gjitha institucionet përkatëse që të shqyrtojnë raportin përfundimtar dhe rekomandimet e tij për të përmirësuar më tej zgjedhjet në Shqipëri.”- thuhet në deklaratë./Opinion.al