Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i ODIHR/Kim:Qëndrimi i SHBA-ve për zgjedhje të lira dhe të ndershme është i qartë

2023/04/04 at 6:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Sulmet kibernetike, Kim: 50 milionë dollarë mbështetje për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Kjo, tha ambasadorja, përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Pritshmëritë e Uashingtonit, tha ambasadorja Kim, janë që Shqipëria do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare.

Zëri i Amerikës: Ambasadore Kim, cili është qëllimi i këtij turi në zonat e veriut të vendit, në prag të zgjedhjeve lokale?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Po bëj një tur në të gjithë vendin, duke shkuar në çdo cep të Shqipërisë, pavarësisht zgjedhjeve. Siç e dini, jam përpjekur të shkoj në të 61 bashkitë e e këtij vendi të bukur dhe është pjesë e kësaj përpjekjeje.

Zëri i Amerikës: Një fenomen, i përmendur shpesh për zgjedhjet në Shqipëri, është shitblerja e votës nga njëra anë dhe mungesa e transparencës mbi financat e partive politike nga ana tjetër, të cilat dukshëm bëjnë shpenzime të konsiderueshme, por pastaj raportojnë shifra thuajse modeste. Këto fenomene pa dyshim që ju i keni ngritur edhe me zyrtarët shqiptarë në takimet tuaja. Cila është përgjigjia që merrni prej tyre? I pranojnë ata këto, apo janë në pozita mohuese?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Qëndrimi i SHBA-ve për sa i përket zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është shumë konseguent dhe shumë i qartë. Pritshmëria jonë është që një vend si Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s dhe që aspiron për anëtarësim në Bashkimin Europian, do të bëjë më të mirën që të sigurojë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me standardet dhe normat ndërkombëtare. E dimë që ka vend për përmirësim. Pamë në raportin e ODIHR-it për zgjedhjet e prillit 2021 që u vunë re mangësi, të cilat përfshijnë blerjen e votes. Përfshijnë abuzimin dhe kepërdorimin e fondeve shtetërore, gjë që flet për politizimin e disa elementeve dhe aktiviteteve të administrimit. Presim që qeveria shqiptare dhe ata që janë përgjegjës, aktorët përgjegjës, përfshi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe udhëheqësit politikë, do të marrin masa.

Zëri i Amerikës: Një tjetër fakt, që e përmend ODIHR-i dhe që ricitohet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit është ai i “avantazheve të rëndësishme që Partia qeverisëse përfitoi nga të qenit në pushtet, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratave lokale dhe shpërdorimit të burimeve administrative”. Çfarë garancish mund të kenë kundërshtarët e saj se kjo nuk do të përsëritet, aq më tepër që në 4 vitet e fundit, socialistët kanë kontrolluar të gjithë pushtetin vendor?

Yuri Kim, Ambasadore e SHBA: Është përgjegjësia e qeverisë dhe e udhëheqësve politikë, që të sigurohen për të kuptuar dhe për t’iu përgjigjur shqetësimeve që janë shprehur nga ODIHR-i. Pozicioni i Shteteve të Bashkuara gjithmone ka qenë shumë i qartë për këtë. Sigurisht, do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha autoritetet, me udhëheqësit dhe anëtarët e partive politike, që të përpiqemi për të bërë më të mirën për të mbështetur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Megjithatë, kjo është përgjegjësi e qeverisë shqiptare dhe udhëheqësve politikë shqiptarë. Është shumë e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që udhëheqësit politikë, të partive politike të marrin seriozisht përgjegjësitë e tyre për të ndjekur rregullat dhe kjo përfshin edhe krijimin e listave dhe ofrimin e kandidatëve me integritet. Populli shqiptar meriton kandidatë të pastër. Duam të shohim që me çdo zgjedhje, lista e kandidatëve të bëhet gjithnjë e më e pastër./VOA

Etiketa: raporti i ODIHRYuri Kimzgjedhjet e 14 Majit

Ju sugjerojmë

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
Bota

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

3 Shkurt, 2026 7:56 pm
SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
Bota

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

3 Shkurt, 2026 6:56 pm
Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
Kronikë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

3 Shkurt, 2026 5:22 pm
Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
Life Style

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

3 Shkurt, 2026 4:47 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Mbetjet e “Kurum”, Prokuroria e Durrësit lëshon 33 urdhërarreste

3 Shkurt, 2026 4:12 pm
Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje
Bota

Groenlanda/ Rusia reagon ndaj planeve të SHBA: Çdo vendosje armësh do ketë përgjigje

3 Shkurt, 2026 4:01 pm
Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë
Aktualitet

Probleme me ujin e pijshëm, banorët e Tërovës së Maliqit në protestë

3 Shkurt, 2026 2:53 pm
Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it
Bota

Dyshime të reja e portretizojnë Jeffrey Epstein si agjent të KGB-së dhe Mossad-it

3 Shkurt, 2026 2:50 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

“SHBA, e përgatitur të ndërmarrë veprime kundër Iranit”

3 Shkurt, 2026 2:47 pm
Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale
Bota

Spanja do të ndalojë hyrjen e personave nën 16 vjeç në rrjetet sociale

3 Shkurt, 2026 2:12 pm
Para
Përfshirja e Berishës në zgjedhje, Kim: E gabuar. Populli shqiptar meriton më mirë

Përfshirja e Berishës në zgjedhje, Kim: E gabuar. Populli shqiptar meriton më mirë

Berisha akuza kandidatit të PS në Has: Je arrestuar 5 herë, ke dy emra

Berisha akuza kandidatit të PS në Has: Je arrestuar 5 herë, ke dy emra

Donald Trump zyrtarisht nën arrest

Donald Trump zyrtarisht nën arrest

TE FUNDIT

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla

Dosja “Epstein”/ Lajçak i penduar: Kur i lexoj sot ato mesazhe, ndihem si budalla
3 Shkurt, 2026

Ish këshilltari për sigurinë kombëtare i kryeministrit sllovak, Miroslav Lajcak, tha se ndjen turp për komunikimet e tij me Jeffrey Epstein, pas...

Lexo më shumë

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse

SHBA ul tarifat për Indinë, kusht që të ndërpresë blerjet e naftës ruse
3 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe India kanë arritur së fundmi një marrëveshje tregtare për të ulur tarifat e SHBA...

Lexo më shumë

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie

Mbetjet e rrezikshme në Durrës, kush janë personat me masë sigurie
3 Shkurt, 2026

Një operacion është në zhvillim e sipër në Durrës, Tiranë dhe Elbasan për 2800 ton mbetjet e rrezikshme të kompanisë Kurum...

Lexo më shumë

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës

Inteligjenca artificiale krijon fe? Ekspertët: AI po merr kontrollin e gjuhës
3 Shkurt, 2026

Shumë shqetësim ka ngjallur një zhvillim i fundit i Inteligjencës Artificiale dhe që ndodhi gjatë krijimit të një rrjeti social...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com