Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Freedom House, shqetësimet më të mëdha për Shqipërinë

2020/03/04 at 8:47 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Freedom House, shqetësimet më të mëdha për Shqipërinë

Raporti i fundit i organizatës Freedom House tregon se Shqipëria ka humbur një pikë, duke kaluar në një vlerësim nga 68 në 67.

“Kjo i atribuohet në pjesën më të madhe përplasjeve të fuqishme politike që ndodhën gjatë vitit në vend”, thotë Naoah Buyon, koordinator i kërkimeve për Evropën dhe Euroazinë për raportin Freedom in the World.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, eksperti thotë se bojkotimi i institucioneve dhe zgjedhjeve nga opozita vitin e shkuar ka bërë që praktikisht të jetë vetëm një parti që drejton vendin dhe kjo është shqetësuese.

“Si rezultat i këtyre prirjeve, efektivisht është vetëm një parti politike që drejton vendin dhe ne jemi të shqetësuar se kjo do të kufizojë aftësinë që legjislacione të debatueshme, si paketa anti-shpifje që të shqyrtohen dhe sfidohen ashtu siç duhet”, u shpreh ai.

Në raport Shqipëria pësoi rënie në cilësinë e qeverisjes demokratike ndërsa në kategoritë e tjera nuk pati ndryshime. Megjithatë eksperti thotë se ata po ndjekin me shqetësim zhvillimet në vend ku ndër to veçon ecurinë e paketës anti-shpifje dhe procedurën e shkarkimit të presidentit.

“Po ndjekim me shumë kujdes ecurinë e paketës së ligjeve të ashtuajtur anti-shpifje. Po ashtu po presim të shohim se si do të shkojë procedura e nisur për shkarkimin e presidentit. Ka shqetësime që kjo procedurë mund të bëhet në mënyrë të politizuar”, tha Byron.

Rezultatet e Shqipërisë në lidhje me luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar “të lënë për të dëshiruar” siç thotë dhe Byron. Masat për luftimin e këtyre fenomeneve sipas tij mungojnë dhe ato pak gjyqe që bëhen për të goditur korrupsion të profilit të lartë bëhen për arsye politike.

“Krimi i organizuar vazhdon të jetë një sfidë e përhapur, pra nuk po shohim atë nivel përparimi që duam të shohim për këto çështje. Kjo vazhdon të mbetet një pike kyçe në përpjekjet e disa prej këtyre vendeve për të hapur bisedimet me Bashkimin Evropian. Ne besojmë se stimujt nga jashtë ekzistojnë, besojmë se qytetarët e meritojnë një klasë politike dhe një qeveri që të mos jetë e përzierë me interesa të veçanta, korrupsion apo kapje shteti. Prandaj jemi thellësisht të shkurajuar që kjo sfidë vazhdon të mbetet në pjesën më të madhe e pazgjidhur në disa drejtime në gjithë rajonin. Rezultati për shumë nga këto vende në këtë kategori, lë shumë për të dëshiruar dhe ka shumë hapësirë për të rënë edhe më shumë”, deklaroi eksperti i Freedom House. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
Bota

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

23 Tetor, 2025 3:34 pm
Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
Kronikë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

23 Tetor, 2025 3:05 pm
VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
Bota

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

23 Tetor, 2025 2:34 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore
Kryesore

Berisha reagon për raportin e OSBE/ODIHR: U faktua farsa zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:40 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij
Kronikë

Vrasja e Pëllumb Metës, dënohet me burgim të përjetshëm djali i tij

23 Tetor, 2025 12:19 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Para
BE tërhoqi fondet për Milot-Balldren, pasi qeveria e dha me koncesion

BE tërhoqi fondet për Milot-Balldren, pasi qeveria e dha me koncesion

Denoncimi: Ambasada shqiptare në Pekin është kthyer pa asnjë njoftim…

Denoncimi: Ambasada shqiptare në Pekin është kthyer pa asnjë njoftim...

Koronavirusi/ Testohen 6 raste të reja, asnjë i prekur në Shqipëri

Koronavirusi/ Testohen 6 raste të reja, asnjë i prekur në Shqipëri

TE FUNDIT

Trump vendos sanksione ndaj naftës ruse: Kishte ardhur koha

Trump: Takimi me Putinin ishte produktiv, por nuk arritëm marrëveshje
23 Tetor, 2025

Jo takim, por sanksione. Presidenti amerikan nuk priti shumë para se të kalonte nga biseda miqësore telefonike me Putinin, ku...

Lexo më shumë

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara

Arrestohet 35-vjeçari që tregtonte produkte bujqësore të skaduara
23 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Expiration”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe...

Lexo më shumë

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura

VIDEO/ Momenti kur hajdutët e Luvrit largohen me stolitë e grabitura
23 Tetor, 2025

Pamje të reja të publikuara online tregojnë momentin kur një bandë hajdutësh u largua nga Muzeu i Luvrit nëpërmjet një...

Lexo më shumë

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
23 Tetor, 2025

Misioni i OSBE/ODIHR ka bërë 25 rekomandime në përfundim të zgjedhjeve të 11 Majit që kanë të bëjnë me ndryshimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com