Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

2025/08/27 at 3:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti i Entit Rregullator të Ujit: Vetëm 57% e banorëve kanë mbulim me kanalizime

Në vitin që lamë pas mbulimi me kanalizime në vend, si një tregues i matshëm tek ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve shënoi një rritje të lehtë por ende larg mesatares kombëtare të kërkuar.

Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës të publikuar kohëve të fundit për vitin 2024 nënvizon se mbulimi me kanalizime shënoi një rritje 2.2% krahasuar me vitin 2023.

“Popullsia në zonën e juridiksionit, për vitin 2024, për 17 shoqëritë UK, raportohet rreth 4,446,331 banorë, nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,535,858 banorë ose e shprehur në lidhje me KUN rreth 738,854 lidhje. Ky tregues ka një rritje të lehtë, pasi shërbimi me kanalizime raportohet të jetë shtuar me rreth 7,616 lidhje duke çuar mbulimin në 57% me këtë shërbim, megjithëse mbetet shumë larg nivelit 75% të mesatares kombëtare të kërkuar” thuhet në këtë raport.

Enti analizon se mbulimi i përgjithshëm me kanalizime është përmirësuar gradualisht dhe përmirësimi ka ardhur më shumë si efekt i rritjes së mbulimit me kanalizime në zonat urbane, ndërkohë që mbulimi me kanalizime në zonat rurale nuk ka pasur përmirësime të ndjeshme.

“Fondet për investime në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta, gati sa një e treta e investimeve për shërbimin e ujësjellësit, pasi më shumë i është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë, gjithashtu ky diferencim ka ekzistuar edhe midis zonave urbane dhe rurale, me prioritet zonat urbane. Prandaj dhe treguesi i mbulimit për të dyja shërbimet UK është më i lartë në zonat urbane.

Problemi kryesor vazhdon të mbetet zona rurale, në të cilën përgjithësisht nuk ka rrjet kanalizimesh dhe shkarkimet e ujërave të ndotura realizohen individualisht me gropa septike” thuhet në raport.

Si pjesë e shërbimit të kanalizimeve të ujërave të ndotura raporti sjell në vëmendje edhe nevojën për investime në Impiante të Trajtimit të Ujërave të Ndotura (ITUN) .

Sipas Entit kjo mbetet sfidë për sektorin UK për t`u realizuar në të ardhmen duke pasur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe të arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm deri në vitin 2030, që të arrihet akses në kanalizime dhe higjienë adekuate dhe të barabartë për të gjithë, duke i kushtuar vëmendje të veçantë nevojave të grave dhe vajzave dhe ata që janë në situata të cenueshme.

“Ndaj, është e nevojshme të ndërmerren investime për ndërtimin e infrastrukturës së grumbullimit dhe trajtimit të ujërave të ndotura urbane në shkallë vendi”, vlerëson raporti./Monitor.al

Ju sugjerojmë

Krizë energjetike në Rusi pas sulmeve të dronëve nga Ukraina
Bota

Krizë energjetike në Rusi pas sulmeve të dronëve nga Ukraina

27 Gusht, 2025 5:45 pm
Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe
Bota

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe

27 Gusht, 2025 5:35 pm
Sulmi me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 3 viktima dhe 20 të plagosur
Bota

Sulmi me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 3 viktima dhe 20 të plagosur

27 Gusht, 2025 5:33 pm
Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
Bota

Trump reagon për sulmin me armë: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

27 Gusht, 2025 5:27 pm
SHBA/Sulm me armë në shkollën katolike në Minneapolis, disa të plagosur
Bota

SHBA/Sulm me armë në shkollën katolike në Minneapolis, disa të plagosur

27 Gusht, 2025 5:11 pm
Hetuesi suedez: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje
Sport

Hetuesi suedez: Futbollistë të njohur kanë trukuar ndeshje

27 Gusht, 2025 5:09 pm
Rafti i librave të Putinit, si Kremlini po i paraqet pamjet e vjetra si të reja
Bota

Rafti i librave të Putinit, si Kremlini po i paraqet pamjet e vjetra si të reja

27 Gusht, 2025 5:06 pm
Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global
Bota

Bill Gates takohet me Donald Trump për të diskutuar mbi shëndetin global

27 Gusht, 2025 4:56 pm
Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin
Bota

Avion luftarak i ri, Merzi dhe Macroni duhet të vendosin

27 Gusht, 2025 4:53 pm
Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia: S’do të pranojmë asnjë prezencë të trupave të NATO-s

27 Gusht, 2025 4:51 pm
Para
“Kjo është ora jonë më e errët”/ Kryeministri izraelit: Do të jetë një luftë e gjatë me Hamasin

Netanyahu paralajmëron Europën dhe SHBA: Irani po përgatit raketë për t’iu sulmuar

Koreja e Jugut ndalon përdorimin e celularëve në klasa

Koreja e Jugut ndalon përdorimin e celularëve në klasa

Adoleshenti u vetëvra, prindërit e tij padisin krijuesin e ChatGPT

Adoleshenti u vetëvra, prindërit e tij padisin krijuesin e ChatGPT

TE FUNDIT

Krizë energjetike në Rusi pas sulmeve të dronëve nga Ukraina

Krizë energjetike në Rusi pas sulmeve të dronëve nga Ukraina
27 Gusht, 2025

Rusia, e njohur si një superfuqi energjetike, po përballet me vështirësi të mëdha për të mbushur rezervuarët e makinave, pas...

Lexo më shumë

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe

Presidenti i Kroacisë: Njihni shtetin e Palestinës, e vetmja mënyrë për paqe
27 Gusht, 2025

Presidenti kroat Zoran Milanoviç dënoi ashpër operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza dhe përsëriti thirrjen e tij ndaj qeverisë së...

Lexo më shumë

Sulmi me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 3 viktima dhe 20 të plagosur

Sulmi me armë zjarri në shkollën katolike në SHBA, 3 viktima dhe 20 të plagosur
27 Gusht, 2025

Të paktën 20 persona janë plagosur dhe 3 persona kanë humbur jetën, pas disa të shtënash me armë zjarri në...

Lexo më shumë

Trump reagon për sulmin me armë: E tmerrshme, FBI është në vendngjarje

Lufta Izrael-Iran, Trump: Duam një fund të vërtetë, jo armëpushim
27 Gusht, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për sulmin me armë që ndodhi në një shkollë katolike në Minneapolis, ku raportohet për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com