Serxho Ramos luajti dje 90 minuta në fitoren e vështirë 1-2, që Reali i Madridit arriti në transfertën e Getafes. Por kapiteni i madrilenëve nuk ishte në gjendjen më të mirë shëndetësore.
Mëngjesin e së shtunës ai ndjente dhimbje barku, dhe ishte me të vjella. Pak orë para ndeshjes mjekët e ekipit i bënë një serum, dhe gjendja e tij u përmirësua disi, por ende ishte e paqartë nëse do ishte i gatshëm për tu hedhur në fushë.
Pavarësisht kësaj situate, ai pa pyetur as mjekët e ekipit, vendosi që të niste titullar ndeshjen, edhe pse ndihej keq.