TIRANE- Qazim Sejdini, kryetari i Bashkisë së Elbasanit do të jetë në Kryesinë e Partisë Socialiste. Emri i tij u propozua nga Edi Rama. Kujtojmë se në këtë kryesi do të mungojnë Ben Blushi, Arta Dade dhe figura të tjera të PS.
Kujtojmë se në tetor të vitit kaluar Blushi botoi romanin “Kandidati”, frymëzuar nga zgjedhjet në Elbasan, ku është zgjedhur deputet. U fol nga kritika se personazhi kryesor i romanit ka ngjashmeri me kryetarin Sejdiu.