Kryeministri, Edi Rama, u shpreh në një konferencë të përbashkët me Zelenskyn se tashmë Shqipëria është një prej shtëpive të tij, por dhe të ukrainasve.
Rama theksoi se pret që të forcohet bashkëpunimi mes dy vendeve.
“Jam i lumtur që ju mbajtët premtimin, ma dhatë kur kishte paqe, para luftës që do të vinit në Shqipëri. Dua t’u garantoj se tani dhe përherë, Shqipëria është një prej shtëpive tuaja, vendeve ku çdo bashkëqytetar i juaji mund të ndihet si në shtëpi. Presim që të forcojmë bashkëpunimin tonë, të punojmë sëbashku për mundësitë e bashkëpunimit. Ukraina do të shijojë paqen dhe gjumin pa sirenat e alarmin.”, tha Rama.