Premtimi kryesor i fushatës elektorale për të anëtarësuar Shqipërinë në BE në vitin 2030, është dhe objektivi kryesor i qeverisë së katërt të Edi Ramës.
Në emisionin “Opinion”, Rama tha se vijimi i punës për negociatat do të ketë një nga angazhimet më të mëdha të qeverisë.
Cili është objektivi i juaj në këtë mandat?
Objektivi im kryesor është që ti, bashkë me të gjithë këta të jesh te oborri i Komisionit Europian nën flamurin kombëtarë edhe të bëjmë intervistë. Dhe pastaj do ta lë ty stafetën. Unë e shoh që ne fund të ditës partia jote ngado që të rrotullohet do të vijë tek ti.
Jo, unë me politik nuk merrem. Unë shpëtova më shpejt se ti, ti e hëngre që u more me politik..
Kështu thoja dhe unë para se të merresha…
Ky është objektivi i këtij mandati, të mbyllim negociatat me BE. Dua që në shtator në vitin 2030 unë dhe ti të jemi kështu e të them Fevzi si erdhe deri këtu e ti do të thuash e solli koha.