Të paktën kjo ka qenë batuta me të cilën kryeministri i është drejtuar kryebashkiakut të Kavajës gjatë një takimi të zhvilluar sot në këtë qytet.
Kur ka ftuar për të folur kreun e kësaj Bashkie, Elvis Roshi, Rama tha:
“Dhe tani le të vijë krimineli që drejton Bashkinë e Kavajës”.
“Sa emra ke ti?”, iu drejtua më pas Rama kryebashkiakut, duke ironizuar kështu akuzat e Partisë Demokratike ndaj Roshit.
Elvis Roshi është akuzuar disa herë nga opozita se ka ndërruar emrin për shkak të problemeve që ka patur me drejtësinë italiane. Disa kohë më parë edhe babai i tij në një intervistë televizive iu drejtua të birit me emrin “Ervin”.