Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rama zbatoi kodin e heshtjes”, Berisha: Nuk e përmendi një herë arratisjen e Ahmetajt

2023/07/15 at 2:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rritja e pagave, Berisha: Duhet të fokusohemi tek minimumi jetik, jo tek rrogat

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për urdhrin e SPAK për arrestimin e Ahmetaj.


Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Berisha e cilëson hipokrizi fjalën e Ramës, i cili u mburr me arritjet e drejtësisë së re dhe nuk tha asnjë fjalë të vetme për arratisjen e ish numrit dy të qeverisë.

Ai thotë se në çështjen e inceneratorëve është i përfshirë dhe kryeministi Rama i cili zbatoi kodin e heshtjes ditën e djeshme duke mos u marrë në asnjë moment me aferën korruptive.

“Kokën lart dhe vetëm përpara!

Me këto fjalë Edi Rama mbylli dje mesazhin e tij të hipokrizisë dhe paturpësisë drejtuar rilindasve të tij! Të dashur miq, cili do që lexon këtë thirrje të Edi Ramës drejtuar dje rilindasve në mesazhin për arratisjen e Arben Ahmetit, gjëja e parë që i shkon në mendje është thirrja përpara drejt shtazërive të reja të klaneve mafioze qeveritare, si ajo e Borizanës apo përpara drejt vjedhjeve më të mëdha se sa vjedhje e shekullit me djegësat, ose përpara me arratisjen e qeveritarëve hajdut në rast se ata i kërkon drejtësia për vjedhjen e qytetarëve.

Nuk ka thirrje më të paturpshme dhe më cinike për shqiptarët se sa kjo thirrje që Edi Rama si kreu i organizatës kriminale u drejtoj dje rilindasve të vet hajdut kriminel.

Por mesazhi i djeshëm i Edi Ramës nga rreshti i parë në të fundit, ishte mesazhi i Hipokrizisë dhe Paturpësisë. Në vend se t’iu kërkonte ndjesë qytetarëve për arratisjen e zëvendësit dhe bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Arben Ahmetaj, dhe të dënonte me forcën më të madhe aktin e tij të turpshëm, Edi Rama zbatoj kodin e heshtjes së mafies dhe nuk shqipëroj një fjalë të vetme jo për ndjesë, por as për aktin e pashembullt në histori të arratisjes së zëvendësit të tij zëvendëskryeministrit të vendi dhe nuk dënoi me një fjalë të vetme, arratinë e tij nga vendi për ti shpëtuar sallës së gjyqit. Ai në vend të këtyre zgjodhi me paturpësinë dhe hipokrizinë më të madhe të ju mburrej shqiptarëve me drejtësinë e re, me drejtësinë në kontrollin e tij me zëvendëskryeministër të pandehur në arrati.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjalimi i Edi Ramës sepse ai jo vetëm nuk dënoi aktin e turpit, por nuk e përmendi qoftë dhe një herë të vetme fjalën arratisje të Arben Ahmetit. Ai foli para publikut sikur Arben Ahmetaj të mos ishte arratisur, por ishte në krah të tij dhe nga parlamenti do të shkonte para drejtësisë, paçka se arratisja e tij është arratisja e shekullit dhe ai është i pari ministër në historinë e shtetit shqiptar që arratiset kur thirret të japë llogari para drejtësisë.

Hipokrizi dhe paturpësi ishte fjala e djeshme e Edi Ramës sepse rrahu gjoksin se, ai nuk pengon drejtësinë e re paçka se ai vet sabotoi atë duke njoftuar zëvendësin dhe bashkëpunëtorin e tij më të ngushtë që të ja mbathi kohë përpara se vendimi i prokurorisë të dërgohej në parlament.

Te dashur miq, hipokrizi dhe paturpësi ishte mesazhi i Edi Ramës në të cilin ai poshtërsisht dhe si bos i organizatës së tij kriminale dhe në zbatim të kodit të mafies, nuk tha asnjë fjalë të vetme se Arben Ahmetaj u arratis sepse akuzohej për vjedhjen në sipërmarrjen private të djegësave të Edi Ramës, e cila gjerë sot është vjedhja më e madhe në historinë e Shqipërisë.

Kjo hipokrizi është një poshtërim për çdo shqiptar, që sot jeton me rrogat më të ulëta në rajon, pikërisht nga vjedhjet që kjo organizatë kriminale ka bërë.

Prandaj dhe sot në emër të Partisë Demokratike, unë do ti drejtoj disa pyetje Edi Ramës, që çdo shqiptar kërkon përgjigje:

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që shqiptarët janë mbajtur më gjatë në burg për faturën e dritave, se sa ministrat e tu të dënuar për trafiqe dhe droge?

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, si shpjegohet që nuk i është sekuestruar pasuria asnjë prej bashkëpunëtorëve të tu që janë në burg?

– Edi Rama nëse je kaq krenarë për drejtësinë e re, përse nuk ka ngritur ajo asnjë akuzë, për kokën e kësaj organizate kriminale; për ty Edi Rama?

Së fundi të pyesim Edi Ramën kush e pengon përveç teje drejtësinë e re të rikuperoj mbi 200 milion euro të vjedhura në këto vite nga sipërmarrja jote e djegësave dhe të bllokoj grabitjen çdo muaj të miliona euro nga kjo sipërmarrje e shpallur nga vet drejtësia si vepër krimi.

Të dashur demokrate dhe demokratë, qytetare dhe qytetarë. Për këtë degradim që ka pësuar shteti ynë, Edi Rama duhej të kish dhënë dorëheqjen ose të ishte përmbysur me kohë. Dorëheqja nuk do të ishte më një akt burrërie, por një akt arsyeje. Në vend të dorëheqjes çfarë bëri Edi Rama? U tha shqiptarëve se është krenarë për arritjet. Kjo është paturpësi. Dhe përpara një kryeministri të paturp dhe që vjedh, i takon popullit të ruaj arsyen. Dhe të bëj atë që çdo popull i arsyeshëm do të bënte përballë kësaj drame. Çdo komb i qytetëruar në këto rrethana derdhet në rrugë dhe i jep duart një regjimi të tillë.

Ka ardhur koha, që shqiptarët jo vetëm të thonë së janë qytetarë të Europës. Por të veprojnë si qytetarë të Europës”, shkruan Berisha./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
Sport

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

10 Qershor, 2025 11:20 pm
Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
Sport

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

10 Qershor, 2025 11:14 pm
Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
Rajoni

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

10 Qershor, 2025 10:52 pm
Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
Kryesore

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

10 Qershor, 2025 10:46 pm
Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator
Aktualitet

Lumi Vjosa në UNESCO, Kumbaro: Vendimi zyrtar pritet në shtator

10 Qershor, 2025 10:34 pm
Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban
Bota

Izraeli kryen sulme vdekjeprurëse në Liban

10 Qershor, 2025 10:10 pm
Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën
Kryesore

Negociatat me BE, Komisionerja Kos nesër video-konferencë me Ramën

10 Qershor, 2025 9:55 pm
Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit
Kryesore

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes, Letonia barazon shifrat në minutat e fundit

10 Qershor, 2025 9:43 pm
Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë
Kryesore

Shqipëria kalon në avantazh, kuqezinjtë shënojnë ndaj Letonisë

10 Qershor, 2025 9:20 pm
Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi
Sport

Letonezët fitojnë penallti, por Strakosha mbron portën kuqezi

10 Qershor, 2025 9:14 pm
Para
Belinda Balluku takon Escobar në Uashington, ja çfarë u diskutua

Belinda Balluku takon Escobar në Uashington, ja çfarë u diskutua

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni çan trafikndarësen, trafik i rënduar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, kamioni çan trafikndarësen, trafik i rënduar

Messi futet me të kuqe në kryqëzim, shmanget aksidenti (Video)

Messi futet me të kuqe në kryqëzim, shmanget aksidenti (Video)
















TE FUNDIT

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes

Priti penalltinë e Letonisë, Strakosha zbulon çfarë i tha trajneri para goditjes
10 Qershor, 2025

Thomas Strakosha u bë protagonist në sfidën ndaj Letonisë që u mbyll në barazim 1-1 pasi priti një penallti. Në...

Lexo më shumë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë

Shqipëria barazoi me Letoninë, Mario Mitaj: Kundërshtar i fortë
10 Qershor, 2025

Mario Mitaj foli për Tv Klan, pas barazimit të Kombëtares ndaj Letonisë në transfertë. Ndër të tjera, mbrojtësi deklaroi se...

Lexo më shumë

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi

Sorensen thotë se po bëhen përgatitje për një takim të nivelit të lartë Kosovë-Serbi
10 Qershor, 2025

Emisari evropian për dialogun, Peter Sorensen, tha se po bën përgatitje për organizimin e një takimi të nivelit të lartë...

Lexo më shumë

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri

Përfundon me barazim sfida Letoni-Shqipëri
10 Qershor, 2025

Ka përfunduar pa fitues sfida në Riga mes Shqipërisë dhe Letonisë. Kuqezinjtë u ndanë në barazim 1-1 kundër letonezëve. Kombëtarja ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com