Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, kthehen publike

2024/09/14 at 9:22 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama: Vitin tjetër s’ka më leje për plazhe private për beach baret e restorantet, kthehen publike

Kryeministri Edi Rama njoftoi reformën për ndryshimin rrënjësor të procesit të dhënies së plazheve tek privati. Këtë herë vëmendja do të jetë tek plazhet publike.


Por çfarë parashikon kjo reformë?
Lejet e plazhit do të jepen vetëm për hotelet. Lejet për beach bare apo për ristorante do të jepen pa lejen për të vendosur shezllone përpara lokalit duke mos lejuar në këtë mënyrë hapësirat për plazhe publike. Gjithashtu bashkitë do të marrin hapësira e të vendosin çadra dhe shezllone me çmim tavan të detyruar e të përballueshëm për qytetarët.

Çfarë paralajmëroi Rama?
Vitin tjetër ne do të ndryshojmë sistemin dhe nuk do të lejojmë shezllonet përvecse  se ata kanë hotele, bëri të ditur Rama sot në podcastin e tij.

“Përveçse se ata kanë hotele nuk mund të jepen më leje plazhesh për të ardh një individ, një person juridic apo fizik, për të thënë dua këtë plazhin këtu do të vë beach bar e do të vë shezllone.  Mund të vësh beach bar por nuk ke shezllone. Mund të kesh restorant por nuk ke shezllone. Plazhi duhet shijuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Dhe shijimi i plazhit mes atyre krevateve të ngjitur me njëri tjetrin është e pamundur.

Nuk mund të kesh një hotel me 40 dhoma dhe të vësh 200 shezllone e të marrësh popull aty e ti detyrosh të paguajnë. Do të vësh shezllone për aq sa ke kapacitet! Natyrisht jo një për dhomë, dhe do të lësh distancë nga shezlloni në shezllon.

Nuk mund ti çosh shezllonet deri në breg, që njerëzit kur duan të kalojnë në breg ta kenë të pamundur ose të biejnë me not ose të dalin nga rruga e të mallkojnë veten që erdhen në plazhë. Kështu do të krijojmë një fashë atë që kemi thënë të hapësirës publike në vijën e ujit e ti do të tërhiqesh prapa’ tha Rama. 

Bashkitë do menaxhojnë hapësira plazhi me çmim tavan

Vec plazhit publik, hapësira plazhi do të marrin bashkitë të cilat do të vendosin shezllone e ngrenë çadra me një çmim tavan të detyruar

“Do ta fillojmë me bashkitë, që bashkitë të marrin hapësira e të vendosin bashkitë çadra. Aty ku është e arsyeshme e shezlloneve, por me çmim tavan të detyruar.  E kemi filluar prej disa vitesh, këtë vit e shtymë më përpara që bashkitë ta administrojnë. Lezha është model se është polic ai kryetari i bashkisë së Lezhës (Shënim:. Shakaja është gjysma e së vërtetës. Është e rëndësishme që dy pensionistë të kenë mundësi të shkojnë në Vlorë, Velipojë, apo Shëngjin të shkojnë e të rrinë me një cmim shumë të arsyeshëm. Të kenë mundësi njerëzit të rrinë me çadrat e tyre, dhe ata të paguajnë një shumë minimale se duhet për  të pastruar ajo shuma.

Duhet çliruar komplet ajo mushkëri e detit dhe e rërës nga të gjithë insektet që e sulmuan rëndë këtë vit. Të gjitha këto, dhe të tjera e të tjera do të sjellin rritjen cilësore, që natyrisht do të bëhet shumë domethënëse kur këto investime të mëdha që janë rrugës të shqiptarëve, amerikanëve, arabëve, europianëve të fillojnë të hapin dyert për të dhënë shërbimin e nivelit më të lartë. Të gjitha nivelet e popullsive duhet të kenë korsinë e tyre por nuk mund të shkohet në ekstrem, as në njërën as në tjetrën. Nuk mund ti mbyllim derën e turistëve me çantë në krah por duhet të kombinojmë shumë gjëra” tha Rama.      

Pse kjo reformë?
Këtë vit turizmi sa i takon numrave ka qenë I kënaqshëm por problematikë është vënë re tek mungesa e plazheve publike, dhe shezllonet e vendosura nga private të cilat ishin me cmime shumë të larta. Prandaj vëmendja do I kushtohet cilësisë.

“Të vijë ai klienti që këta e presin duhet të investojnë më shumë tek njerëzit që janë aty brenda që i presin sesa tek gipsi e tavanet.
Që të vijnë ata duhet patjetër të ndryshojë mënyra si ne organizohemi në nivelin e qeverisjes vendore të agjencive tona. U krijua një volum i madh dhe pritshmëria dhe o burra të gjithë me shezllone. Ata shezllonet këtë vit e bënë me sukses kryerjen e misionit të tyre të ardhjes në majë të hundës të të gjithë popullit.



Ju sugjerojmë

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
Bota

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

14 Qershor, 2025 4:06 pm
Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
Sport

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

14 Qershor, 2025 4:01 pm
“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
Bota

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

14 Qershor, 2025 3:56 pm
Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
Aktualitet

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

14 Qershor, 2025 3:54 pm
Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme
Bota

Shkallëzim i lartë i konfliktit në Lindjen e Mesme

14 Qershor, 2025 3:49 pm
Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha
Aktualitet

Ekstradohet nga Zimbabvet në Shqipëri Loren Dusha

14 Qershor, 2025 3:33 pm
Situata në veri të Kosovës, ministri Sveçla: Koha e bandave kriminale ka përfunduar
Rajoni

Sveçla:I kemi hequr shtetësinë një shtetasi të Kosovës, pasi rrezikonte sigurinë

14 Qershor, 2025 3:29 pm
Kallas javën e ardhshme viziton Ballkanin Perëndimor
Bota

Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Kallas: Të mbizotërojë diplomacia!

14 Qershor, 2025 3:12 pm
Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270
Bota

Numri i viktimave nga rrëzimi i avionit në Indi rritet në 270

14 Qershor, 2025 3:00 pm
Ahmetaj nën hetim nga SPAK për 3 akuza: Shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash
Aktualitet

Apeli rrëzon kërkesën e Arben Ahmetajt, lë në fuqi sekuestron e pasurive

14 Qershor, 2025 2:42 pm
Para
Rrëzohet avioni në Bullgari, humbin jetën dy pilotët

Rrëzohet avioni në Bullgari, humbin jetën dy pilotët

FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet, kërkon ndihmë nga policia

FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet, kërkon ndihmë nga policia

Durrës/ Sherr në një pikë karburanti, dy persona godasin punonjësin dhe përfundojnë në komisariat

Kultivonin bimë narkotike, arrestohen 5 persona në Elbasan
















TE FUNDIT

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?

Analiza e The Guardian/ A e dha Donald Trump dritën jeshile për të sulmuar Iranin?
14 Qershor, 2025

The Guardian i ka kushtuar një analizë qasjes së presidentit amerikan, Donald Trump mbi rritjen e tensioneve në Lindjen e...

Lexo më shumë

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit

Botërori i Klubeve/32 ekipe për trofeun prestigjioz, PSG mbetet favorit
14 Qershor, 2025

Botërori i Klubeve do të ndezë motorët këtë të dielë, me skuadrat më të mira në botë që sfidojnë njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin

“Do e djegim të gjithë Teheranin”, ministri i Mbrojtjes i Izraelit kërcënon Iranin
14 Qershor, 2025

Pak orë pasi Irani sulmoi Izraelin, një paralajmërim i fortë ka ardhur nga ky i fundit. Ministri izraelit i Mbrojtjes,...

Lexo më shumë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë

Zogaj, fshati i rrëfimeve dhe trashëgimisë
14 Qershor, 2025

Në zemër të natyrës dhe historisë, Zogaj priti vizitorë, dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore që u njohën nga afër me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com