Edi Rama i është përgjigjur edhe akuzave se ia dha konçensionin e Check-upit mikes së tij Villma Nushi, duke e quajtur atë njeri të suksesshëm para se të njihej me vetë Ramën.
“Vilma Nushi është një nga taksa pagueset më të mëdhaja të këtij vendi. Do isha i nderuar ta kisha mike. Është person që e kam takuar katë ose pesë herë në takimet e Këshillit Ekonomik. Problemi është kur ti bëhesh biznesmen pa qënë asgjë. Më thoni një nga ato njerëz që suksesin e ka bërë falë meje”.