Kryeministri Edi Rama thotë se po vijon puna me intensitet për realizimin e projektit infrastrukturor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII.
Sipas Ramës po punohet paralelisht në disa lote, me qëllim avancimin e punimeve me ritme sa më të shpejta.
Kryeministri shkruan se po punohet për fazën e tretë në kantierin e këtij aksi, që lidhet me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit.