Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Vendi në rrugën e duhur, njësia super speciale për të “fortët”

2019/07/30 at 11:44 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Vendi në rrugën e duhur, njësia super speciale për të “fortët”

Pavarësisht situatës që po kalon vendi dhe krizës politike, kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët tha se ekonomia u rrit krahasuar me një vit më parë me 2,21%.

“Ndërkohë që efekti i thatësirës së madhe është i ndjeshëm duke patur parasysh se vitin e shkuar patëm një vit me reshje, që do të thotë edhe me një mundësi të shtuar për rritjen ekonomike si rezultat i prodhimit të lartë të energjisë”, tha Rama.

“Përtej këtij fakti mbetet prioritare të fokusohemi tërësisht te investimet, ato publike e private, vendase e të huaja. Tek të ardhurat që, siç mund ta dini, kanë patur një periudhë problematike për pasojë të frymës së antishtetit që u injektua në mënyrë të vazhdueshme e në forma shumë agresive, gjë që ka ndikuar edhe në rritjen e informalitetit, i cili është e do të mbetet në fokus përditë deri në fund të mandatit. Punësimi ka shënuar përparim që në raport me trendin historik vjen me ulje të re nga 6-mujori i vitit të shkuar. Mos regjistrimi i punonjësve, që është integruar në operacionin anti-informalitet që do të vijojë çdo ditë deri në fund të mandatit. Këtu ritheksoj se është një kosto e madhe ajo që vjen si pasojë e shkeljes së ligjit në rastet kur konstatohet, pasi dëmi që i vjen një biznesi të paregjistruar apo në aktivitet informal është shumë herë më i madh sesa fitimi përmes informalitetit”, u shpreh Rama.

Një tjetër pikë e rëndësishme e fjalës së tij ishte dhe puna e Policisë së Shtetit. Kryeministri theksoi se do të paguhen orët shtesë të policisë. “Do të avancojmë me aktin normativ me të gjitha pagesat jashtë orarit në Policinë e Shtetit”.

Më tej, Kryeministri u shpreh se do të ndërmerret një reformë që në polici të mos ketë më efektivë mbi 55 vjeç. “Do të aprovojmë një reformë për uljen e moshës mesatare për Policinë e Shtetit. Në polici nuk mund të ketë punonjës mbi 55 vjeç”, tha Rama. Gjithashtu, Kryeministri bëri të ditur se do të krijohet edhe një grup i veçantë në Policine Shtetit për t’u marrë me të fortët e lagjeve ose qyteteve.

“Kemi gati një njësi super speciale, që do të merret me të gjithë të fortët e rrugëve, ose të lagjeve ose të qyteteve. Ajo që e kam anoncuar disa kohë më parë dhe që do të jetë pjesë e presionit të policisë kundër këtyre tipave, që nëse do të vendosin të qëndrojnë në Shqipëri duhet të përgatiten për t’u fshehur në vrima që duhet të jenë shumë-shumë të ngushta, përndryshe nuk do të kenë mundësi të marrin frymë” tha Kryeministri./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
Kronikë

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

10 Shkurt, 2026 12:41 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

10 Shkurt, 2026 12:26 pm
Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
Bota

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

10 Shkurt, 2026 12:06 pm
Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
Bota

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

10 Shkurt, 2026 12:02 pm
Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim
Aktualitet

Projekti që lidh bregdetin e Durrësit me qytetin, banorët protestojnë: Duam strehim

10 Shkurt, 2026 12:00 pm
Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…
Aktualitet

Veliaj 1 vit në burg, studiot ligjore: Persekutim politik, i është mohuar procesi…

10 Shkurt, 2026 11:31 am
Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren
Aktualitet

Protesta e PD/ Policia në gatishmëri maksimale, RENEA dhe 1400 efektivë në terren

10 Shkurt, 2026 11:27 am
Viza amerikane/ Ambasada e SHBA në Tiranë i pret shpresat për këta vizitorë
Aktualitet

Protesta e PD/Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj: Qëndroni larg grumbullimeve

10 Shkurt, 2026 10:24 am
Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew
Bota

Dosjet Epstein, Mbreti Charles gati të bashkëpunojë me policinë për Andrew

10 Shkurt, 2026 9:52 am
Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar
Kryesore

Rama nga Brukseli: Antonio Costa, miku im i çmuar

10 Shkurt, 2026 8:34 am
Para
Pas muajsh në qendër rehabilitimi, kështu duket aktori i “Game of Thrones”

Pas muajsh në qendër rehabilitimi, kështu duket aktori i “Game of Thrones"

Teatri Kombëtar, Rama: Çështje politike (ironizon Metën)

Teatri Kombëtar, Rama: Çështje politike (ironizon Metën)

Rama S’ka negociata me Bashën, i pres në dialog

Rama S'ka negociata me Bashën, i pres në dialog

TE FUNDIT

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin

Dëshmia e Henrik Hoxhës: Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin
10 Shkurt, 2026

Në seancën e së martës, Henrik Hoxha, i pandehur në dosjen "Plumbi i artë" rrëfeu atentatin e dështuar ndaj biznesmenit...

Lexo më shumë

Macron: BE-ja duhet të vendosë nëse do të bëhet një fuqi, apo do të shkatërrohet

Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
10 Shkurt, 2026

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Bashkimi Evropian ndodhet përballë një zgjedhjeje vendimtare, të shndërrohet në një fuqi globale...

Lexo më shumë

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres

Bashkëpunëtore e Epstein, Maxwell refuzon t’u përgjigjet pyetjeve në Kongres
10 Shkurt, 2026

Ghislaine Maxwell, bashkëpunëtorja e dënuar e Jeffrey Epstein, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve nga Komiteti Mbikëqyrës i Dhomës së Përfaqësuesve të...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë

Zelensky: Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë
10 Shkurt, 2026

Ukraina do të hapë 10 qendra eksporti armësh në Evropë në një ndryshim të madh politik në kohë lufte, njoftoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com