Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama uron Thaçin për ditëlindjen, “thumbon” ndërkombëtarët

2023/04/24 at 6:55 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama uron Thaçin për ditëlindjen, “thumbon” ndërkombëtarët

Kryeministri Edi Rama nuk ka harrur ditën e sotme të uroj për ditëlindje ish-presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në Hagë në pritje të gjykimit për krime lufte.

Teksa i ka kushtuar një mesazh në rrjetet sociale, Rama rikujton se drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen padrejtësisht në paraburgim.

“Sot ka qenë një ditë e vrenjtur edhe brenda meje. Zakonisht në këtë ditë të vitit jam mësuar, prej vitesh, t’i uroj ditëlindjen sivëllait tim, Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Dhe pengesa për t’ia uruar ditëlindjen një njeriu të dashur, të gjallë e të marrë peng në rrethana të njohura, jo nga forca të errëta e të panjohura, po nga Bashkësia e Lartë Ndërkombëtare, ka gjithë ditën që më rri mbi kokë si boshllëk i zymtë, thithës e lodhës. Nuk desha ta bëj në mëngjes një urim digjital me foton e me fjalët që i thuhen dikujt që edhe mund ta marrësh në telefon, nuk e di, një ngërç në fyt më pengoi, një si inat prej pafuqisë ma ndaloi.

As e kam dot idenë nëse sivëllau im do të mund t’i lexojë sot këto rreshta, që as urim nuk janë edhe pse urimin që të jetojë sa malet e Shqipërisë unë po e bëj, por di me siguri që në këtë ditëlindje të Hashim Thaçit kam tërë ditën që më rri si gozhdë e ngulur në tru pyetja: A e dinin vallë ata, miqtë tanë të mëdhenj që e lindën atë gjykatë, se historia e saj do të zhvillohej kështu, kaq zymtësisht e padrejtë me njerëz që luftuan për lirinë e popullit të tyre dhe me vetë Kosovën?! Kam frikë se të vërtetën për këtë s’kam për ta marrë vesh kurrë. Po ndoshta këtë frikë e kam nga vranësira brenda meje që s’ia urova dot ditëlindjen Hashimit me telefon, siç jam mësuar prej shumë vitesh. Edhe 100 Komandant”, shkruan Rama.

Ju sugjerojmë

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
Kryesore

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

10 Maj, 2025 6:47 pm
“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
Aktualitet

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

10 Maj, 2025 6:20 pm
Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
Aktualitet

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

10 Maj, 2025 6:08 pm
Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
Sport

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

10 Maj, 2025 5:52 pm
Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi
Aktualitet

Fillimi i vitit 2025: Kërkesa e lartë për prona me kredi

10 Maj, 2025 5:33 pm
Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi
Bota

Budapesti dëbon diplomatë ukrainas, pasi Kievi zbuloi një rrjet hungarez spiunazhi

10 Maj, 2025 5:19 pm
VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para
Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët autobusi në Durrës, detajet e para

10 Maj, 2025 5:02 pm
Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë
Bota

Dodik: Do kërkoj nga Rusia mbështetje për sigurinë

10 Maj, 2025 4:52 pm
Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!
Aktualitet

Mziu nxjerr videon:PS në terren me administratën, shpërndan para në këmbim të votës!

10 Maj, 2025 4:33 pm
Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian
Sport

Incidenti në “Giro d’Italia”, rrëzohet çiklisti australian

10 Maj, 2025 4:02 pm
Para
Rama në Durrës: S’keni pse votoni për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre

Rama në Durrës: S'keni pse votoni për një “kumbull” që vjen nga zorra qorre

Rama “ndez” sallën me këngën e fushatës në Durrës: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve

Rama “ndez” sallën me këngën e fushatës në Durrës: Ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve

Berisha në Kamëz: Fjalori i Ramës në fushatë, i padenjë

Berisha në Kamëz: Fjalori i Ramës në fushatë, i padenjë

TE FUNDIT

Shqipëria voton, Celibashi mesazh qytetarëve, partive politike dhe komisionerëve

Financimi i partive politike,Celibashi:Përmes sistemit, KQZ do bëjë të mundur verifikimet
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë 12 orë nga nisja e proçesit të votimit në vendit tonë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka...

Lexo më shumë

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat

“Giro D’Italia” nesër në Vlorë, policia publikon masat
10 Maj, 2025

Dita e diel, e cila përkon dhe me zgjedhjet parlamentare në vend, do të zhvillohet etapa e tretë dhe e...

Lexo më shumë

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona

Dyshime se lejuan shtrimin e rrugëve në funksion të fushatës, ndalohen 4 persona
10 Maj, 2025

Prokuroria e Elbasanit ka ndaluar katër persona, nën dyshimin se lejuan shtrimin e rrugëve në Blesh në funksion të fushatës...

Lexo më shumë

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi

Etapa e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, shpallet fituesi
10 Maj, 2025

Joshua Tarling është fituesi i etapës së dytë të “Giro d’Italia”, që u mbajt në Tiranë. Çiklisti britanik fitoi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com