Kryeministri Edi Rama i ka uruar arsimtarëve festën e 7 Marsit, të njohur si Dita e Mësuesit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shpreh mirënjohje për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES
dhe me mirënjohjen për mësueset e mësuesit, që me durim dhe përkushtim mbjellin e kultivojnë farën e dijes tek fëmijët e Shqipërisë, ju uroj atyre Gëzuar 7 Marsin dhe të gjithëve ju një ditë të mbarë”, shkruan Rama.