Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin e saj në Euro 2024, pas barazimit 1-1 me Moldavinë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kurti thotë se arritjet e Shqipërisë janë një festë e madhe për të gjithë shqiptarët.
“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve”,-shkruan Kurti.
Për kualifikimin tonë reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili publikoi një foto ku kishte vizatuar me dorë formën e Shqiponjës dy krenare, krahas së cilës përgëzonte kombëtaren.