Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me gra dhe vajza për 8 mars, nuk pati vetëm urime, por kërkoi që më 11 maj të votojnë PS.
Rama u bëri thirrje grave që të mbajnë në shtëpi burrat demokratë më 11 maj dhe ato të votojnë PS, e cila sipas tij, është vetmja që e çon Shqipërinë në BE.
“Do të përsëris thirrjen për gratë që kanë burrat demokratë, burrat mbajini në shtëpi më 11 maj, jo fëmijët për të shkuar në shkollë. Se me tifozllëkun e tyre ata janë në gjendje të marrin në qafë veten, se s’na bëjnë ndonjë dëm te madh, po të marrin në qafë edhe fëmijët edhe familjen edhe vendin. Por vendit nuk kanë çfarë i bëjnë se shumica dërrmuese do të votojë për të çuar Shqipërinë në BE”,-tha Rama.