Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë, të cilët nga e hëna nisin muajin e shenjtë të Ramazanit.
Në një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan “Ramazan të paqtë e bujar”.
“Një kohë reflektimi, dhembshurie e rritjeje shpirtërore nis sonte për besimtarët myslimanë. Sjelltë ky muaj i tyre i shenjtë afrim në besim dhe ndriçim të brendshëm në rrugën e tyre dhe të të gjithëve bashkë, me paqe dhe bekime. Ushqeftë kjo ngjarje vjetore shpirtin e unitetit dhe përkushtimit ndaj tjetrit, pa dallim e përjashtim, duke pastruar e pasuruar mendjet e zemrat e këtij vendi që sot ka nevojë të rritet dhe ngjitet lart në krahët e të gjithëve. Ramazan të paqtë e bujar”, shkruan kryeministri.
Muaji i shenjtë i Ramazanit përfundon me 9 Prill ndërsa falja e madhe e Fiter Bajramit do të mbahet me 10 Prill.