Kryeministri Edi Rama ka uruar me vargje nga Kurani festën e Fiter Bajramit për gjithë besimtarët mysliman që festojnë sot këtë ditë të shenjtë.
“Besimtarë, qofshi ju dëshmitarë të drejtë. Që asnjë urrejtje të mos ju shtyjë në krahët e padrejtësisë. Praktikoni drejtësinë, kjo është përshpirtshmëri e vërtetë.
Me një mesazh kuptimplotë, kryeministri ka uruar çdo besimtar mysliman, por pavarësisht urimit të tij, ai nuk ka ndryshuar shumë nga ai i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Basha zgjodhi t’i urojë besimtarët mysliman me recitim të disa vargjeve nga Kurani.