Kryeministri Edi Rama ndodhet në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e 74-t të Kombeve te Bashkuara.
Gjatë një interviste, Rama ka dhënë detaje në lidhje për takimin e tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Kryeministri u shpreh; “Patëm një bisedë të shkurtër sepse i tillë është formati por të këndshme dhe të mjaftueshme për të kuptuar se marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe natyrisht edhe inkurajuese sepse të dëgjosh nga goja e Presidenti që Shqipëria po shkon mirë është kënaqësi”./ Opinion.al E.Xh.