Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë ish-kryeministrit Berisha në lidhje me aludimet e bëra lidhur me pjesëmarrjen në takimin e dy liderëve të mazhorancës dhe opozitës, si dhe me pjesëmarrjen e Petrit Vasilit, një përfaqësuesi të LSI-së.
Rama deklaroi se në takim ishte parashikuar të merrte pjesë Bashkim Fino, por për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, u thirr të merrte pjesë Petrit Vasili.
“Bashkim Fino për arsye shëndetësore nuk ishte i dispoznueshëm sot pasi nuk gjendet në Shqipëri, morën Petrit Vasilin si nënkryetar të Komisionit të reformës në drejtësi dhe reformës zgjedhore. Ça lidhje ka kjo u fut dhe LSI? LSI është e futur se është pjesë e koalicionit”, u shpreh Rama.