TIRANË- Gjatë kohës që Rama i thoshte Berishës se e ke lënë PD si kopësht pa drekë dhe administratori i kopshtit (Basha) nuk di çfarë të thotë për Byronë, kanë ndërhyrë nga vendi deputetët e PD-së. Rama i drejtohet deputetes Topalli me fjalët: Jozefinë, ti të paktën mos fol të lutem , se këto që po them unë këtu, ti i thua çdo ditë nëpër kafe, të gjithë këta (deputetët) e dinë çfarë thua ti për të (Bashën) dhe si është katandis PD-ja.