Nga Mati Kryeministri Rama ka ironizuar deputetin demokrat, Nard Ndoka duke thene se ai nuk ka asgjë më tepër se një fshatar, ndaj dhe drejtorët nuk kanë pse i përgjigjen menjëherë në telefon.
“Çfarë ka Nard Ndoka si deputet më shumë se çdo lloj fshati në vend? Pse është më i rëndësishëm ai se ai fshatari? Pse kur merr në telefon një drejtor, ata i përgjigjen Nardit? Ne duam që edhe ai fshatari atje në fund fare, në kufi, të ketë të njëjtën fuqi dhe mund ta ketë shumë thjesht me këtë platformë, sepse con ankesën e tij dhe ministri e merr në tavolinë dhe cdo fundjavë ministri raporton për ato që u zgjidhën dhe jo dhe jepet zgjidhja”, tha Rama.