Nga Kuçova, kryeministri Rama u bëri thirrje efektivëve të policisë që të bëjnë fushatë për PS pas orarit të punës.
“Në momentin që lënë uniformën pas punës të përkushtohen për të marrë sa më shumë vota për PS. Në mënyrë që të mos e lejojmë rikthimin e hijes së turpit mbi uniformën blu që ne e kemi pastruar dhe lartësuar më shumë se asnjëherë më parë,”? apeloi Rama.
Të njëjtin apel, kreu i PS e bëri edhe për punonjësit e administratës publike.
U bëj thirrje edhe punonjësve të shtetit të bëjnë të njëjtën gjë, tha ai.