Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama thirrje Bashës: Hajde marrim bashkë vendimin për Kombin

2016/07/13 at 1:23 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë mësova nga Partia Socialiste

Edi Rama ka dalë sot në një konference për shtyp lidhur me reformën në drejtësi. Pasi ka folur gjatë, ku u shpreh se PD nuk e do reformën dhe rolin e ndërkombëtareve, pasi ka refuzuar edhe variantin e fundit të draftit.


Në fund ai e mbylli me një thirrje direkte për Lulzim Bashën, duke thënë se e ftoj publikisht të ulemi të diskutojmë dhe të votojmë reformën. Të ulemi si dy shqiptarë që sot jemi në krye të dy partive kryesore por nesër do të jemi si qytetarë të thjeshtë”, tha Rama. Të ulemi dhe të miratojmë reformën për të mirën e Kombit, tha Rama në thirrjen drejtuar Lulzim Bashës.

Deklarata e plotë e Ramës për mediat

PD refuzoi propozimin më të fundit për kompromis për reformën në drejtësi që e bëri në enër të SHBA e BE ndihmës sekretarja e Shtetit Victoria Nuland.

Nuk më vjen i papritur ky refuzim i radhës se përgjatë 1 vit e gjysmë gjatë procesit të hartimit të draftit PD i ka dhënë sinjalet se nuk e do
reformën në drejtësi.

Fillimisht e ka bllokuar procesin, ka hyrë e ka dalë duke futur letra pa lidhje vetëm për ta ngatërruar, ka baltosur ekspertët e nivelit të lartë, ka abuzuar pa pushim me Opinionin e Venecias duke u kapur gjatë dimrit me pargarfin 55 dhe gjatë pranverës me paragrafin 88, si i mbyturi pas fijes së barit”.

Ka vetëm një hall: si të mos e kapë Edi Rama drejtësinë dhe ky hall zgjidhet me vendet e rezervuara. Pastaj do ta zgjidh hallin me vendet e
blinduara.

Kur ne e kemi pranuar edhe këtë propozim, ka marrë 48 orë kohë nga takimi me Nuland, jo për ta pranuar por për ta rrëzuar, duke nxjerrë një kundër propozim, që nxjerr në pah të vërtetën e fshehur 1 vit e gjysmë.

PD nuk e ka pasur hallin tek vendet e rezervuara por ka rezerva për besueshmërinë, integritetin e partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

Nuk i do të huajt nëpër këmbë sepse i friket profesionalizmit të tyre në procesin e skanimi të gjykatësve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.

Po tani, tani çfarë do të thonë? Mos do thonë se halli është bërë edhe më i madh se Amerika dhe Evropa do kapin drejtësinë e pavarur shqiptare?

Apo do thonë që ne e duam Amerikën dhe Evropën por duam më shumë Shqipërinë sovrane. Shpresoj që ju nuk e keni harruar që sa herë ka ndodhur që PD të kërkojë hetim ndërkombëtar, madje edhe FBI­-në, të vijnë këtu të zbardhin skandale të sajuara nga ata vetë. Ka kërkuar edhe hetim në Kuvend.

Ka akoma kohë, ka akoma mundësi, shpresa vdes e fundit. Ka akoma shpresë që në PD nuk ka vdekur çdo frymë arsyetimi. i bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës të mos udhëhiqet nga frika, por ta udhëheqë PD­në drejt interesit të madh kombëtar.

E ftoj Bashën të ulemi përsëri, të flasim si dy shqiptarë që sot janë në krye të dy partive, por nesër do jemi si 4.4 milion shqiptarë apo 10 milion shqiptarë që e duan Shqipërinë europiane.

U bëj apel gjithë demokratëve, nga selia deri në çdo qelizë të PD­së, të bëjnë diçka për të mos lejuar që e ardhmja e Shqipërisë të mos refuzohet nga frika e drejtësisë dhe Shqipëria të kthehet në një vend ku frika e të korruptuarve të marrë pushtetin në këtë udhëkryq dhe të sundojë udhëkryqin duke i hapur prapë një hendek të së shkuarës mes nesh dhe familjes europiane.



Ju sugjerojmë

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
Aktualitet

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

29 Qershor, 2025 11:41 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

29 Qershor, 2025 11:32 am
‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
Aktualitet

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

29 Qershor, 2025 11:18 am
Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
Bota

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

29 Qershor, 2025 10:59 am
Dështon sërish të zgjidhet kryetari i Kuvendit në Kosovë
Kryesore

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot vazhdimi i seancës së 38 për konstituim të Kuvendit

29 Qershor, 2025 10:46 am
Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim
Aktualitet

Lushnje/ Grabitën gjatë natës biznesin, një në pranga e një tjetër në kërkim

29 Qershor, 2025 10:39 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Sulmet izraelite vrasin 72 persona në Gaza/Trump: Bëni marrëveshjen e paqes!

29 Qershor, 2025 10:23 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive

29 Qershor, 2025 10:08 am
Lufta Iran-Izrael, Erdogan: Netanjahu si Hitleri
Bota

Çfarë mësimesh ka nxjerrë Turqia nga lufta midis Izraelit dhe Iranit?

29 Qershor, 2025 9:55 am
(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..
Rajoni

(FOTOT) Beograd, përplasje polici e protestuses/ Kërkohet dorëheqja e Vuçiç dhe..

29 Qershor, 2025 9:30 am
Para
Një mln dollarë për 2 min/ Ja oferta e sheikut për Sulltanen e Sulejmanit

Një mln dollarë për 2 min/ Ja oferta e sheikut për Sulltanen e Sulejmanit

Video/ Prezantuesi shqiptar hidhet në lumë gjatë transmetimit ….

Video/ Prezantuesi shqiptar hidhet në lumë gjatë transmetimit ....

Kinezët nuk blejnë vetëm lojtarë, tani shtrijnë duart edhe te Kombëtaret

Kinezët nuk blejnë vetëm lojtarë, tani shtrijnë duart edhe te Kombëtaret

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030

Kryeministrat e rajonit mblidhen në Shkup/Kos: Shqipëria e Mali i Zi në BE para 2030
29 Qershor, 2025

Në prag të samitit të Kryeministrave të Rajonit, që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, komisionerja për Zgjerimin...

Lexo më shumë

U kap me lëndë narkotike/ I ndau në doza gati për shitje, pranga 36 vjeçarit në Jalë

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
29 Qershor, 2025

U kap me një sasi lënde narkotike kokainë, MDMA dhe kanabis, bie në prangat e policisë një 36 vjeçar në...

Lexo më shumë

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!

‘Shqipëria do shpërblehet’/ Schieder: Ndër kryesuesit e vendeve të zgjerimit të BE!
29 Qershor, 2025

Raportuesi në Parlamentin Europian për Shqipërinë Andreas Schieder përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se Shqipëria mbetet ndër kryesuesit...

Lexo më shumë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë

Agjencia Bërthamore e OKB-së: Irani afër pasurimit të uraniumit për bombë
29 Qershor, 2025

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Grossi deklaroi se Irani ka kapacitetin për të rifilluar pasurimin e uraniumit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com