Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Të shtunën emrat e kandidatëve, nuk ka marrëveshje si në 2017

2019/05/08 at 7:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Të shtunën emrat e kandidatëve, nuk ka marrëveshje si në 2017

Kryeministri Edi Rama ka folur për gazetarët pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Rama njoftoi se të shtunën do të publikohen emrat e kandidatëve socialiste për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Bëmë një diskutim paraprak për t’i paraprire vendimmarrjes së ditës së shtunë ku do të konsolidojmë të gjithë listën e kandidatëve për kryetarë të bashkive, si edhe për këshillat bashkiakë. Për kryetarët e bashkive do të vendosim emër për emër ditën e shtunë, për këshillat bashkiakë do të konsolidojmë të gjitha kriteret e pastaj do të mandatojmë të deleguarit e qarqeve të depozitojnë listën e kandidatëve për këshillat e bashkive për zgjedhjet e 30 qershorit. Në 30 qershor ne do të kërkojmë votën në 61 bashkitë e vendit për të marrë një mandat për katër vitet e ardhshme në drejtimin e mundësisht 61 bashkive”, tha Rama.

I pyetur nëse mund të bëhet një marrëveshje si ajo e vitit 2017, duke shtyrë afatin e regjistrimit në zgjedhje, kryeministri tha se kjo gjë është e pamundur.

“PS nuk bën regjistrime subjektesh të tjera në zgjedhje. Këtë çështje e trajton ligji zgjedhor dhe funksionon një administratë zgjedhore me në krye KQZ. Viti 2017 është tanimë histori, jemi në 2019. Në 2017 bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme, të njëanshme, të udhëhequr nga unë që bëmë shumë lutje për opozitën dhe kryetarin e saj. Sot jemi në kushtet ku kemi një përgjegjësi, t’u japim shqiptarëve kandidatët më të mirë”, tha kryeministri Edi Rama.

A është i mërzitur Edi Rama se nuk do të ketë Lulzim Bashën në zgjedhje?

“Duhen gjëra shumë të mëdha që unë të mërzitem. Jam i keqardhur që opozita e PD-së dhe e simotrës së vogël LSI, ka vendosur të shkojë në një rrugë pa krye. Uroj të jetë rrugë me kthim, por nuk kam ndër mend të bëj asnjë përpjekje të kthehen nga ajo rrugë. Burg për ata që bllokojnë zgjedhjet? Unë nuk kam bërë paralajmërim për opozitën në kuptimin e udhëheqësve, sepse ata nuk kanë nevojë për informacion për ligjin që e kemi miratuar bashkë kur ata kanë qenë në shumicë. Ne informojmë të tjerët, që në padijeni të ligjit, mund të përfundojnë pa qenë në dijeni se përfundimi është ai, aty ku nuk kanë se përfundojnë për një drejtues që i bie kokës”, është shprehur Rama./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
Aktualitet

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

25 Maj, 2025 10:48 pm
50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
Aktualitet

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

25 Maj, 2025 10:24 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

25 Maj, 2025 10:06 pm
“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
Bota

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

25 Maj, 2025 9:58 pm
Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë
Aktualitet

Një tjetër velierë mbetet në det të hapur, policia e Vlorës i shkon në ndihmë

25 Maj, 2025 9:42 pm
Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!
Aktualitet

Bossi shqiptar i drogës për Daily Mail:Policia britanike nuk do të na mposhtë kurrë!

25 Maj, 2025 9:25 pm
Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…
Aktualitet

Aksidenti në Gjermani/Po ktheheshin nga një festë familjare, por minibusi…

25 Maj, 2025 9:03 pm
Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës
Aktualitet

Anija pëson defekt në det të hapur, shpëtohen dy shtetas të huaj në Gjirin e Gramës

25 Maj, 2025 8:38 pm
Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit
Kryesore

Sylvinho prezanton nesër listën e Kombëtares për ndeshjet kualifikuese të Botërorit

25 Maj, 2025 8:14 pm
Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Gjermani, humbin jetën tre shtetas shqiptarë

25 Maj, 2025 7:55 pm
Para
Vasili: U tund “Zëri i Amerikës”, Rama s’ka më surrat të rrijë në qeveri

LSI sulmon Mogherinin: Është në ikje, i bëri qokën e fundit Edi Ramës

Hashim Thaçi takohet me Mogherinin, ka një kritikë edhe për Ilir Metën

Hashim Thaçi takohet me Mogherinin, ka një kritikë edhe për Ilir Metën

Ekonomia, Civici: FMN vijë të kuqe qeverisë, borxhi mbetet problem

Ekonomia, Civici: FMN vijë të kuqe qeverisë, borxhi mbetet problem

TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com